U arrestua në flagrancë në fund të korrikut nga policia pasi kishte kryer vjedhjet në San Giacomo. Ndër të tjera, ai kishte vjedhur një rrip prej 69 euro dhe dy këmisha me vlerë 228 euro.
Bëhet fjalë për Marjan Kacorri, 50 vjeçar i Novarës, i arrestuar në flagrancë në fund të korrikut nga policia pasi kishte kryer vjedhje në “Qendrën e Kepuceve” të San Giacomo di Masserano.
I akuzuari kishte kërkuar negocimin e fajësisë të dënimit me dhjetë muaj burgim plus 400 euro gjobë. Ai kishte vjedhur një rrip me vlerë 69 euro dhe dy këmisha me vlerë 228 euro. Për të qenë në gjendje të hiqte pllakat anti-vjedhje, ai përdori një magnet dhe një gërshërë. 50 vjeçari akuzohet gjithashtu për vjedhjen e dy këpucëve të madhësive të ndryshme, dhe këto të vjedhura në të njëjtën qendër tregtare.
/AlpeNews.al


