• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grabiste furnizimet e avionëve të linjës Ryanair, arrestohet shoferi shqiptar
Home
Breaking News

Grabiste furnizimet e avionëve të linjës Ryanair, arrestohet shoferi shqiptar

9 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një emigrant shqiptar me profesionin shofer transporti për një shoqëri shpërndarëse mallrash, është denoncuar nga Policia Financiare e Bergamos me akuzën e grabitjes në dëm të kompanisë ajrore Ryanair.

Pas një seri sinjalizimesh nga kjo kompani ajrore, financierët italianë kanë mundur të identifikojnë një shtetas shqiptar 40 vjeçar, shofer i një linje transporti mallrash, i cili grabiste artikuj ushqimorë e kozmetikë me të cilat furnizoheshin avionët e shoqërisë ajrore Ryanair gjatë ndalesës së tyre në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.

Telekamerat kanë zbardhur se 40 vjeçari shqiptar, mallrat e grabitura i fshihte përkohësisht në një kabinë elektrike e pas orarit të punës, me anë të thasëve të mbeturinave i transportonte jashtë aeroportit.

Mallrat e grabitura ekspozoheshin më pas për t’u shitur në lokal si dhe në një strukturë turistike “bad and breakfast” në qëndër të Bergamos në administrim të shqiptarit.

Gjatë ekzekutimit të operacionit, Financa Italiane ka sekuestruar rreth 3000 artikuj ushqimorë, pije alkoolike, pije freskuese e artikuj kozmetikë të grabitura nga 40 vjeçari me një vlerë mbi 20 mijë euro.

Ndërkohë policia italiane ka nisur një hetim për verifikimin fiskal të lokalit e hotelit në pronësi të emigrantit shqiptar.

40 vjeçari shqiptar do të dalë para drejtësisë italiane me akuzën e grabitjes si dhe rrezikon humbjen e vendit të punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Komplikohet operacioni për nxjerrjen e fëmijëve nga shpella, reshje shiu gjatë natës
Previous article TERMETET/ Dy goditje të tjera shënohen gjatë natës. Ja sa ballë ishte dhe zonat ku...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT