Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me nga 16 vite burgim për Franci Alimin dhe Spartak Qokun, të dyshuar për grabitje vilash në Tiranë.
Për dy miqtë e tyre, Aleks Kala dhe Emel Hajdaraj u kërkua dënimi me nga 11 vite burgim, ndërsa tre të pandehurit e tjerë, Klaudio Metaj, Petro Sava dhe Andi Kraja rrezikojnë dënimi me nga 2 apo 3 vite për moskallëzim krimi.
Grabitja e apartamentit të Endri Moskos
Apartamenti i Endri Moskos, u tentuan të grabitet në orët e para të mëngjesit të 22 majit 2020.
Nga pamjet filmike rezultoi se vjedhje kanë marrë pjese tre autorë, njëri prej tyre ka bërë rolin e rojes ndersa dy autoret e tjere jane ngjitur ne ballkonin e apartamentit.
Personi qe ka qendruar ne rolin e rojes, pasi dy nga autoret kane vendosur shkallet dhe jane ngjitur ne ballkonin e apartamentit i ka hequr ato duke i larguar ne nje distance rreth 50 metra nga pallati duke i fshehur në një lulishte.
Nga perleshja ne ballkonin e baneses, Endri Mosko ka arritur qe ti shtyjë te dy autoret jashte ballkonit te apartamentit te tij dhe ata jane larguar me te shpejte.Gjate perleshjes, ne ballkonin e apartamentit njeri nga autoret mbante në dorë nje pistolete dhe gjate rimbushjes se armes i ka rene nje fishek ne ballkon, ndersa bashkeautori i cili qendronte poshte pallatit i thoshte “vrite, vrite”.
Dëshmia e Endri Moskos
“Kisha rënë të flija, kur dëgjova bashkeshorten time, Joniden qe bertiti.Jam ngritur dhe jam drejtuar nga dhoma ku po flinte bashkeshortja me femijet.
Kjo dhome eshte me ballkon dhe ndodhet ne krah te rruges.Nga xhami i deres se ballkonit kam pare nje person ne ballkon, me nje arme tip pistolete ne dore i cili trokiste ne xham ndersa nje person i dyte qendronte tek dritarja e vetrates prej xhami te ballkonit.Kam goditur me grusht xhamin e deres se ballkonit i cili u thye dhe kam dalur ne ballkon dhe kam kapur per mesi njerin prej autoreve duke e shtyre drejt parvazit te ballkonit ku ishte personi i dyte.
Ky i fundit, u hodh poshte ne soleten e katit te pare dhe pas tij edhe personi qe u perlesh me mua.Tek keto dy persona u afrua edhe një i tretë, i cili qëndronte si roje dhe qe te tre u larguan ne drejtime te ndryshme.Me pas bashkeshortja ka njoftuar organet policore me telefon.Pasi u larguan keta persona, ne ballkon kam pare nje fishek arme zjarri.Sqaroj se, jam perleshur me personin qe kishte pistolete ne dore dhe e kam kapur nga gryka dhe ne momentin qe kam goditur xhamin kam demtuar edhe doren time.
Gjate kesaj kohe, personi i cili qendronte ne parvazin e ballkonit i thoshte personit qe kishte armen, “vrite, vrite”.Te dy autoret ishin me shtat rreth 1.75cm, kishin kapuçë xhupi ne koke dhe pjesen e gojes dhe hundes te mbuluar me nje cope me ngjyre te zeze.Kishin veshur rroba te zeza, fytyrat nuk kam mundur ti identifikoj. Sqaroj se objektet qe ndodhen prane baneses sime kane kamera vezhgimi”, rrëfen Endri Mosko.
Ai ju shpjegoi hetuesve se një ditë pas kësaj ngjarje, është telefonuar nga një numër anonim.
“personi më thotë; “Endriti, ti je”, une ju pergjigja, “po une jam, po ti kush je”, ai u pergjigj, “une jam terrori i mengjezit”.E pyes se ç’fare donte dhe ai me tha, “bej gati nje zarf brenda 10 ditesh ose merr avionin per rruge te larget”.Dyshoj se ky person duhet te jete njeri nga dy personat e ngjarjes se dt.22.05.2020”, shpjegon Mosko.
Prokuroria deklaron se nga hetimet rezultoi se numri përmes të cilit është kërcënuar Mosko, është i regjistruar në emër të Nevruz Turkut, por që përdorej nga i pandehuri Spartak Qoku.
Endri Mosko ka deklaruar se, ne daten 1 Qershor i eshte bere nje thirrje nga numri 06938xxxx (Spartak Qoku), rreth ores 20.30’ ku i eshte thene se, “Endri te lutem, na e mbyll kete çeshtje me shtetin, te kerkojme falje dhe nëqoftese na ndihmon me shtetin, ne do te tregojme se kush na solli tek ty,(kallauzin)”. Personi qe i telefonoi i thote gjithashtu se, “ai Beratsi që ti mban afer, po na ndihmove me shtetin, ne do te sjellim Beratsin tek ty dhe, do të të tregojme fije e per pe, se kush na ka sjelle tek ty”. Ne oren 23.22’, tek ky numer telefonik 06938xxx Endri ka derguar nje mesazh ku i ka thene se, “persa i perket informatorit ju kane drejtuar shume keq, se une nuk kam as lekë ne shtepi dhe se nuk mbaj njeri me rroge pasi une jam me rroge per vete”.
Dëshmia e të penduarit Spartak Qoku
Ështe e vertete qe une se bashku me shoket e mij, shtetasit Emel Fadil Hajdari, shokun tjeter Franci mbiemri nuk po me kujtohet dhe punonjesin e gardes me emrin “Gyli” kemi shkuar per te vjedhur nje sasi kokaine prej 4kg ne banesen e shtetasit Endri Mosko te cilin e therrasin me pseudonimin “Boli”.
Dua te sqaroj me hollesi se, tre dite perpara se te ndodhte ngjarja e mesiperme jam takuar tek “Astiri”, poshte pallatit tim, me shtetasin Klaudio Metaj qe eshte nga Rresheni i cili më tha se, nëse kisha dijeni që dikush kishte sasi te medha lekesh ne shtepi, ti thoja, pasi ai njihte disa çuna nga Fushe-Kruja te cilet ishin profesioniste per te hapur dyer dhe per te bere grabitje.
I thashe se do te interesohem sepse me kishte thene njëri se tre vete kishin leke, nderkohe une kam ikur ne shtepi ndersa Klaudio u largua.
Pas 15’ tek shtepia ime ka ardhur shtetasi Andi Kraja i cili me thote, hajde te shkojme ne Durres të të jap nje dreke dhe me kete rast do te shikonte edhe shtepine qe i ishte prishur nga termeti.Kemi ikur qe te dy per ne Durres, me makinen e Andit, te markes Ford, ngjyre e bardhe dhe kemi ngrene dreke ne Plazh- Durres.Andi nuk ka shkuar tek apartamenti i tij pasi pallati ishte i shkaterruar dhe nuk rrezikoi dhe pastaj jemi kthyer p


