• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Gorna Makedonija apo…”/ Mediat greke për emrin e Maqedonisë: I përbërë nga një fjalë e vetme
Home
Rajon

“Gorna Makedonija apo…”/ Mediat greke për emrin e Maqedonisë: I përbërë nga një fjalë e vetme

4 March, 2018 F.autor Rajon

Mediat greke vazhdojnë të bëjnë publike pjesë të siç theksojnë propozim-marrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Gazeta greke “Nea Selida” shkrua se Greqia propozon emër të gjerë, por në formë të një fjale. Kjo gazetë vë në dukje se Qeveria greke propozon emër për përdorim të përgjithshëm. Për shembull, vendi mund të quhet “Gorna Makedonija” (Maqedonia e Epërme) por vetëm si një fjali e vetme dhe jo e ndarë. Gazeta “Nea Selida” përmend edhe shkurtesën MK, të cilën thotë se Greqia nuk e pranon. Sipas shkrimeve shkurtesa do të mund të ishte “GO” ose “GM”. Në analizën e saj, kjo gazetë e përmend edhe çështje e identitetit.

Lidhur me identitetin e qytetarëve të shtetit shumë-etnik, ata do të mund të identifikohen si “qytetar të Maqedonisë së Epërme”, në mënyrë që asnjë grup etnik të mos ndjehet i nënvlerësuar ose me të drejta të shkelura”……shkruan “Nea Selida” për të shtuar se Athina zyrtare dëshiron zgjidhje të plotë të të gjitha çështjeve, mes të cilave edhe irredentizmi, veçanërisht nëpër librat shkollorë.

Mediat greke gjithashtu shkruajnë se me heqjen e përmendore së Aleksandrit të Madh nga brendësia e Aeroportit të Shkupit, i hapet rruga lidhjes së serishme ajrore midis dy vendeve. Aterimi i parë pas 12 viteve do të jetë diplomatik dhe do ta sjellë në Shkup ministrin e Jashtëm grek Nikos Kocias, me siguri kah mesi i këtij muaji”, shkruan “Nea Selida”.

Por pavarësisht shkrimeve të tilla të mediave greke, kryeministri Zoran Zaev ende nuk e di datën e saktë të mbërritjes së shefit të diplomacisë greke në Shkupit. Sipas tij për vizitën e Kociasit do të vendosin vetë ministrat e jashtëm brenda këtyre ditëve.

“Nuk e di, besoj që do të vij gjatë këtij muaji, me siguri këtë do ta konfirmojnë të dy ministrat së bashku”, ka thënë më herët kryeministëri Zoran Zaev.

Gjatë vizitës në Shkup, sipas paralajmërimeve shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias pritet ta sjellë edhe draft-propozimin për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë. Vetë kryeministri Zoran Zaev pak ditë më parë në një intervistë për mediat ndërkombëtare tha se ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic në tavolinën e bisedimeve ka shtruar 5 propozime, njëri prej të cilëve është hedhur poshtë. Në shqyrtim janë emrat Republika e Maqedonisë (Shkupi), Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Vardarit, raporton Alsat -M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Oscars 2018: Si ta shihni dhe çfarë do të prisni nga ky edicion (FOTO+VIDEO)
Previous article Elia Zaharia ka luajtur në këtë film shqiptar kur ishte fëmijë dhe ne nuk e dinim (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT