• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GOMA TË ÇARA POR JO GËZHOJA”/ Pistat e hetimit të vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë
Home
Breaking News

“GOMA TË ÇARA POR JO GËZHOJA”/ Pistat e hetimit të vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

27 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, ku biznesmeni italian Edoardo Sarchi u gjet pa shenja jete.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Dorina Muhaj raporton se policia ka disa pista hetimi, pasi ngjarja për momentin është enigmë.

Policia ka disa pista hetimi dhe ka shpallur në kërkim dhe shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Situatën e dyshimtë e bën fakti që gomat e makinës janë gjetur të çara në vendin e ngjarjes, por asnjë gëzhojë plumbi nuk është gjetur. Një pistë është ajo e një sherri midis palëve që mund të ketë çuar në plagosjen dhe vdekjen e viktimës, pista tjetër është ajo e një vrasjeje nga pakujdesia.

 “Ajo çka bën që të dyshojnë hetuesit është se në gjithë perimetrin e rrethuar nuk ka patur gëzhoja armësh, por ndoshta shpimi i gomave mund të ketë qenë një alibi për të shmangur arsyen e situatës. Mund të ketë qenë një sherr kur ata janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë qëlluar 44-vjeçarin, i cili plaga që ka marrë në këmbë në arterien kryesore ka bërë që të humbasë jetën si pasojë e gjakderdhjes. Pistë tjetër që mund të jetë një vrasje nga pakujdesia, ai mund të ketë shkrepur armën, por burime të tjera thonë që i ati i G.B. ka arritur të japë një deklaratë dhe të thotë se dikush i ka sulmuar, çka ka bërë që 44-vjeçari të marrë një plumb. Por kjo bie në kundërshtim me skenën në vendin e ngjarjes, ku nuk janë gjetur gëzhoja dhe vetëm goma të çara. Kanë qenë dy automjete në vendin e ngjarjes, njëra që i përkiste 44-vjeçarit italian dhe tjetra familjes B.,” vazhdon gazetarja.

Edoardo Sarchi, 44 vjeç, banues në Tiranë, u gjet rreth orës 00:30 këtë të shtunë në vendin e quajtur “Dilan”, pranë fshatit Salari të Tepelenës. Viktima jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri, ndërsa zotëronte dhe një biznes në kryeqytet, konkretisht një fabrikë tullash. Viktima kishte lidhje miqësore me familjen e të dyshuarve dhe shpesh shkonte për gjueti me ta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kjo ngjarje ka disa pista hetimi, çka e bën të pamundur ndoshta që policia mos të dalë me një komunikatë zyrtare për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje enigmë për 44-vjeçarin italian, i cili humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes.
Deri në këto momente që flasim nuk kemi një komunikim zyrtar nga ana e policisë për të sqaruar të gjitha rrethanat. Por ajo që dimë është se policia ka shpallur personat që kanë qenë aty në momentin kur kjo ngjarje ka ndodhur, midis tyre i ati i G.B., personi që ka dhënë dëshminë. Nga ana tjetër, policia është në kërkim të djalit të tij, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, por më pas është larguar,”
 tha Muhaj, duke iu referuar burimeve policore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Zbulohen tri parcela me qindra bimë kanabisi në Himarë, në kërkim dy persona
Previous article PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË KOMBINAT/ Një person qëllon burrin e motrës! Arrestohet autori

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë Aktualitet

"NUK JEMI TË FRIKSUAR"/ Turisti amerikan i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT