Komentatori i “Rac-1” ka mbetur i shokuar me vendimin e gjyqtarit për të mos ia pranuar golin Lionel Messit, pasi topi kishte hyrë krejtësisht brenda në momentin kur Neto e heq nga porta.
Valencia e Barcelona kanë vazhduar me ecurinë pa humbje në La Liga, pasi në xhiron e 13’të ndanë pikët në “Mestalla”, duke barazuar 1:1, shkruan Gazeta Express.
Valencia kaloi e para në epërsi me golin e Rodrigos në minutën e 60’të, barazoi gjithçka Jordi Alba në minutën e 82’të, pas një asistimi të mrekullueshëm nga Leo Messi.
Kjo ndeshje do të kishte qenë e Barcelonës nëse gjyqtari në pjesën e parë do t’ia kishte pranuar Lionel Messit një gol krejtësisht të rregullt, që është bërë temë diskutimi në gjitha mediat botërore, pasi topi kishte hyrë komplet brenda.
Kjo e çmendi edhe komentatorin e “Rac-1”, që bërtiste se Lionel Messi ka realizuar gol në “Mestalla”.
Nga ky barazim ka përfituar Real Madridi, që ka ngushtuar në tetë pikë diferencën me Barcelonën.


