Presidenti i SHBA, Donald Trump mbërriti mbrëmjen e djeshme në Skoci, ku po zhvillon një vizitë.
Një udhëtim plot golf, biznes dhe diplomaci, Trump po përzien aspektet personale me ato politike gjatë kohës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai do të takohet me Kryeministrin John Sëinney, Kryeministrin Sir Keir Starmer dhe shefen e BE-së Ursula von der Leyen.
Krahas kësaj, ai do të luajë shumë golf në pronat e tij në Skoci, si dhe do të hapë një fushë krejt të re golfi të emëruar për nder të nënës së tij, e cila ka lindur në ishullin skocez Lewis.
Me të mbërritur, Trump foli me gazetarët pasi zbriti nga avioni Air Force One.
Ai e lavdëroi Starmerin për arritjen e marrëveshjes tregtare – sigurisht një lajm i mirë për Numrin 10.


