Skuadra kampione e Golden state korri sot fitoren e 45-të sezonale në NBA, pas triumfit 129-83 ndaj Phoenix, ndeshje e komanduar nga basketbollistët e skuadrës vendaseCurry me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur nga Casspi, autor i 19 pikëve dhe 10 rebaund, ndërsa 29 pikët e Payton për miqtë mbetën për statistikë. Humbja e dytë radhazi për San Antonio, që u mund në sekondat e fundit 101-99 nga Utah Jazz, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Mitchell me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Jazz, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 15 pikë e 15 rebaund të Pau Gasol.
Një fitore shprese për një vend në play off korri sot skuadra e Chicago, që mundi 105-101 Orlando, takim me emocione në minutat e fundit. Markkanen me 21 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls, ndërsa për miqtë 24 pikët e Hezonja dhe 22 të Fournier mbetën për statistikë. Moment i mirë për Clippers, që mundi 114-101 Brooklyn jashtë fushe, me Lou Williams që realizoi 20 pikë, më i miri në parket për miqtë. Pa probleme fiton edhe New Orleans, që mundi 118-103 detroit (Davis 38 pikë e 10 rebaund), ndërsa Philadelphia mposhti 108-92 New York (Saric 24 pikë).
REZULTATET E SOTME
Detroit – New Orleans, 103-118
Philadelphia – New York, 108-92
Brooklyn – Clippers, 101-114
Chicago – Orlando, 105-101
Utah Jazz – San Antonio, 101-99
Golden State – Phoenix, 129-83