• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË THEMBRËN E AKILIT”/ Lamallari: Përmes goditjes së pasurive të krimit të organizuar, AntiKÇK mbron ekonominë e ligjshme
Home
Aktualitet

“NË THEMBRËN E AKILIT”/ Lamallari: Përmes goditjes së pasurive të krimit të organizuar, AntiKÇK mbron ekonominë e ligjshme

8 March, 2020 Delo.autor Aktualitet

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, bëri të ditur se ligji i miratuar nga qeveria ka në fokus ekonominë e paligjshme, duke mbrojtur atë të ligjshmen.

“Shënjestrimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive dhe aseteve të krimit të organizuar cënon drejtpërdrejtë pushtetin financiar të grupeve dhe eksponentëve të krimit të organizuar.  Filozofia ” Ndiq paranë” ka rezultuar një praktikë e suksesshme e shumë vendeve të zhvilluara, në përballje me rrjetet e sofistikuara kriminale”,- tha Lamallari.

“Dobësimi i pushtetit financiar të grupeve kriminale vlerësohet si goditje në thembrën e Akilit për krimin e organizuar. Shkatërrimi i potencialit ekonomik dhe përpjekjeve për pastrimin e të ardhurave kriminale mbron ekonominë e ligjshme, konkurencën dhe sipërmarrje ekonomike të ndërtuar dhe që funksionon mbi rregullat e tregut. Si i tillë akti përbën një garanci shtesë për parandalimin e injektimit të të ardhurave me origjinë kriminale në ekonominë e vendit”,- shtoi Lamallari.

“Akti normativ sulmon dhe dobëson potencialin korruptues dhe infiltrues të krimit të organizuar. Prandaj kjo qasje përbën një mekanizëm të fortë për ruajtjen dhe garantimin e integritetit të agjencive ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë, kryesisht atyre penale. Ndikimi social i aktit normativ konsiston në heqjen dhe dobësimin e çdo motivi apo iluzioni për pasurim të shpejtë dhe të paligjshëm. Askush,-tha Lamallari,- nuk do të ishte i gatshëm të rrezikojë përfshirjen në veprimtari të paligjshme fitimprurëse dhe dënimin penal, duke ditur fatin e paracaktuar të sekuestrimit dhe konfiskimit të të ardhurave të përftuara kriminale. Në këtë mënyrë ai mbron të rinjtë dhe grupet vulnerabël të shoqërisë ndaj ekspozimit, joshjes dhe rekrutimit nga krimi i organizuar”-, tha Lamallari më tej.

Duke folur për bilancin e punës së bërë nga Operacioni Forca e Ligjit, Lamallari nënvizoi se deri më tani janë mbi 41 subjekte që u janë dërguar formularët e pasurisë. Sipas tij, deri tani janë sekuestruar rreth 71 automjete.

“Ditën e premte lajmi që u transmetua flet për një vendim të Gjykatës së SPAK që konfirmon kërkesën e strukturës OFL për të sekuestruar pasuri të tilla kriminale për subjekte që janë pjesë e këtij ati normativ”,- vijoi ai.

“Ka patur që në fillim të punës së OFL janë qindra praktika të mbledhura nga drejtoritë vendore të policisë të përcjella në OFL dhe më pas duke vijuar edhe me hetimet që ata kryejnë dhe më pas përcillet formulari për vetëdeklarimin e pasurive që më pas plotësohet me dokumente shtesë dhe përcillet në prokurori. Janë mbi 40 shtetas që kanë marrë formular. Shumë prej tyre kanë plotësuar formularin sipas afatit kohor dhe janë përcjellë edhe në Prokurorinë e Posaçme. Kemi parë shumë pasuri të sekuestruara. Janë rreth 71 automjete, pasuri tokë truall, edhe komplekse”-, tha zëvendës ministri Lamallari.

“Janë diku mbi 85 praktika të përcjella nga OFL tek SPAK. Mesatarisht çdo ditë ka 2-3 kërkesa që përcillen, shpërndahen ndaj subjekteve të aktit normativ. Më pas vijohet me hetimin e pasurisë së tyre, dokumentohet çdo provë e mundshme dhe një punë e mirëkoordinuar me SPAK kanë sjellë këto vendimet e para, pra kërkesat për sekuestro”,- bëri të ditur Lamallari, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nuk ndërpriten fluturimet me Italinë, vijojnë ardhjet nga zona e kuqe drejt Shqipërisë
Previous article 8 MARSI/ Mesazhi i BE-së për ditën e gruas: Duhet të parandalohet dhuna (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT