• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GODITJA E TRETË POLITIKE E FAMILJES HAJDARI”/ Kontradiktat e PD për Rudinën dhe fjalimi i Azemit: Nëse demokracia vjen kështu…
Home
Ekskluzive

“GODITJA E TRETË POLITIKE E FAMILJES HAJDARI”/ Kontradiktat e PD për Rudinën dhe fjalimi i Azemit: Nëse demokracia vjen kështu…

12 March, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi gati dy javë më pare morën vendimin për djegien  e mandateve të deputetëve, mandate të cilat ishin marrë nga zgjedhjet e 2017.

Zgjedhjet e 2017 të cilat u cilësuan si një marrëveshje e “17 majit” ku Basha pas qëndrimit 3 muaj në një çadër të improvizuar para kryeministrisë vendosi të dale dhe bëri një marrrëveshje me Ramën.

Basha hyri një zgjedhje dhe pësoi një humbje drastike bashkë me LSI-në duke kaluar të dyja si parti në opozitë.

Por krejt papritur Basha dhe Monika vendosën ti djegin mandatet. Kjo nuk ishte e re pasi Rudina Hajdari kishte paralajmeruar gjatë protestës së studentëve në dhjetor se PD-ja duhet ti djegë mandatet dhe  duhet tu bashkohet studentëve. Gjatë asaj kohe ajo u sulmua ashpër, ku Basha tha se djegia e mandateve është një rrugë pa krye.

Pas dy muajsh ata vendosën vetë ti djegin mandatet duke iu drejtuar popullit me fjalët: Janë tuajat.

Por sot u pa një “goditje” e tretë politike e Azem Hajdarit, i cilësuar si “pishtari I demokracisë”.  Vajzën e Azemit e përjashtuan nga partia Demokratike vetëm sepse nuk dogji mandatin.

Në një postim sekretari I përgjithshëm I PD-s Gaazment Bardhi tha se:

Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve. 

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Por çfarë deklaroi Berisha, 20 vjet pas vrasjes së Azemit për të bijën e tij, Rudina Hajdari në dhjetor të 2018-s.

Fjala e Berishës në dhjetor 2018 për Rudinën:

 “Ajo është deputete dhe njëkohësisht e bija e Azemit, ndaj duhej të ishte parashikuar edhe fjala e saj atë ditë. Azemi është betuar dy herë në jetën e tij, më datën 8 Dhjetor dhe më 12 Dhjetor, dhe në të dy rastet u është drejtuar studentëve, duke u thënë se ‘më parë u fut thikën Kirit dhe Rudinës, sesa u tradhtoj juve’. Ajo nuk largohet nga Partia Demokratike, por është ‘e bija e të atit’ dhe genin e shprehjes së mendimit, ajo e ka tërësisht të Azemit, që ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi Sali Berisha.  

Berisha ndryshoi mendim në një dalje të tijën në një emision televiziv ai tha se Rudina do të ketë të njëjti fat si Myslim Murrizi nëse nuk e dorëzon mandatin.

Përse është goditja e tretë politike e Azem Hajdarit? Sepse ashtu si e përjashtuan atë 25 vite më pare pasi binte në kundërshtim me politikën e kryetarit Sali Berisha, ashtu u përjashtua edhe e bija.

Në fjalimin  e mbajtur asokohe në parlamentin shqiptar Azem Hajdari tha se: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JI SERIOZ TANI SE PO E BËN GALLATË"/ Zguri dhe Biba DEBAT në KQZ për mandatin e...
Previous article "PAKTI PËR UNIVERSITETIN NË NGËRÇ"/ Rama: Faji është i pedagogëve (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT