• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Goditja” e radhës për Tahirin, prokuroria do hetojë tenderat e nënshkruara si ministër
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Goditja” e radhës për Tahirin, prokuroria do hetojë tenderat e nënshkruara si ministër

26 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

 Të gjithë tenderët e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë që përkon me periudhën kur në krye të këtij dikasteri ishte ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri do të verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 Sipas burimeve jo zyrtare, ky veprim i Prokurorëve po kryhet për të qartësuar se sa tenderë kanë fituar kompanitë që i përkasin biznesmenëve Orest dhe Lefter Sota, babë e bir.

Veprimtaria e këtyre shoqërive është vendosur nën lupën e prokurorëve të dosjes “Habilaj-Tahiri”, menjëherë pasi Orest Sotës iu gjetën me 863 mijë euro për të cilat përfaqësuesit e akuzës deklaruan në gjykatë se kanë dyshime se i përkasin ish-ministrit të Brendshëm.

Siç edhe rezulton ende pa u zgjeruar hetimet “Eco Construction and Partners”, që i përket Orest Sotës, rezulton të jetë nënkontraktuar për rikonstruksionin e komisariatit numër 6. Ky tendër kishte vlerën e mbi 200 milionë lekëve.

Prokurorët e dosjes “Habilaj-Tahiri” numri i të cilëve ka shkuar në 6, janë ndarë në tre grupe. Një pjesë e tyre po heton pasuritë e të gjithë të dyshuarve përfshi edhe Orest Sotën dhe të afërmit e tij.

Të tjerë prokurorë po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për dyshimet e trafikut dhe të korrupsionit, një çështje kjo që u bë publike pas goditjes së grupit të Habilajve nga drejtësia italiane.

Dy prokurorë të tjerë po zbardhin lidhjet e policisë me grupet e drogës, në rrëfim edhe të një raporti të Shërbimit Informativ. Të parët ish-zyrtarë policie ndaj të cilëve hidhen dyshime për lidhjet e tyre me trafikantët janë ish-drejtori i policisë, Jaeld Çela, ish-shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila si edhe ish-shefi i kufirit Sokol Bode.

Por vetëm deri më tani për këtë të fundit ka një masë sigurie, çka do të thotë se siç parashikon procedura vetëm ai do t’i nënshtrohet kërkimit ndërkombëtar. Dy të tjerët, ndaj të cilëve ka urdhër ndalimi të firmosur vetëm nga prokurorët , nuk do t’i nënshtrohet kërkimit ndërkombëtar , por vetëm brenda territorit derisa edhe ndaj tyre të ketë masë arresti nga gjykata.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rast i rrallë në Indi, shikoni çfarë i gjejnë kirurgët pacientit në stomak
Previous article Guvernatori puliez plan me Ramën: Shqipëria do furnizojë Italinë me ujë

k.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT