Zef Doda, mjeku i dhunuar sot në qytetin e Lezhës do të mbahet në terapi në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Burime pranë QSUT bëjnë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.
Po ashtu mësohet se ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë. Burime bëjnë të ditur se për rastin e Zef Dodës, do të vlerësohet në vijim nëse do të jetë nevoja që ai t’i nënshtrohet operacionit ose jo. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim si autor të ngjarjes E.LL, 24 vjeç, i afërm i një prej pacientëve të Dodës.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.


