• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITJA E GRUPIT KRIMINAL/ Në prangat e policisë edhe një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës
Home
Breaking News

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL/ Në prangat e policisë edhe një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës

21 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtetasit Besmir Mustati dhe Bujar Gërmizi janë mes personave të arrestuar si anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal të goditur nga Prokuroria e Posaçme.

Siç mediat mësojnë Gëmizi rezulton një nga emrat më të njohur të krimit në Kukës. Bujar Gërmizi akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje.
Bëjmë me dije se grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ditën e hënë (20 nëntor).

Në pranga është vendosur Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, si edhe djali i tij i madh, Eralbin. Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndërsa është lëshuar urdhërarrest edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr. 6, në Tiranë, Dedan Gjoni për krijim kushtesh për vrasje.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie për trafik droge.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat si “Grup i strukturuar kriminal”, “pastrim parash”, “trafik droge” dhe “sigurim i kushteve për vrasje”.
Zbërthimi i grupit nga Sky Ecc

Prej kohësh flitej se Prokuroria e Posaçme kishte në duar një tjetër dosje voluminoze që lidhej me operacionin e nisur më herët dhe të emërtuar “Metamorfoza”.
U tha se kanë ardhur më mijëra biseda të dala nga aplikacionet “Sky”, ku janë të implikuar me dhjetëra efektivë policie e deri në rangje të larta të sistemit të drejtësisë. Por mbrëmë u bë me dije se personi i parë që është kërkuar të vihet në pranga është një emër i spikatur i Policisë së Shtetit, ndonëse prej vitesh ai është larguar nga radhët e saj.

Bëhet fjalë për Erzen Breçanin, ish-numrin dy të Policisë së Tiranës, i cili sipas të dhënave jozyrtare është ndaluar bashkë me të birin, djalin e madh të tij, Eralbin. Por nga të dhënat e pakta që kanë dalë nga SPAK mësohet se urdhërarrest është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr. 6, në Tiranë, po ashtu edhe për një sërë personash të tjerë, që lidhen me policinë.
Por ajo që bie në sy në këto urdhërarreste, ende të papublikuara zyrtarisht nga Prokuroria, mësohet se në kërkim është shpallur edhe Ervin Mata, i dalë në skenë në një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Tiranë viteve të fundit.
Ai njihet veç të tjerave edhe si rivali kryesor i Ervis Martinajt, të konsideruarit si mbreti i ‘lojërave të fatit’, fati i të cilit ende nuk dihet nga ana e Policisë dhe e Prokurorisë, pasi ai rezulton i zhdukur që në muajin gusht të një viti më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Shpërthen tritoli në Laprakë, dëmtohet një biznes
Previous article REKORDI HISTORIK I KOMBËTARE/ Rama: Kjo skuadër e re do na surprizojë sërish

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT