Një 25-vjeçar me inicialet A.H., me banim në Selenicë ra në prangat e policisë pasi goditi me thikë shtetasin me inicialet S.V.
Po ashtu mësohet se 25-vjeçar i ka thyer edhe xhamin e makinës këtij të fundit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin F. H., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. C., 52 vjeçe, me profesion notere, se ky shtetas ka bërë një kontratë për shitje automjeti, duke falsifikuar stemat, vulat dhe nënshkrimet e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.