Ylber Ramadani, futbollisti i Kombëatres, realizoi një nga dy golat e fitores të martën kundër Moldavisë, por përveç golit një tjetër detaj bëri shumë përshtypje. Mesfushori gjatë festës për golin e shënuar hoqi fanellën dhe e goditi atë me këmbë, duke marrë edhe disa komente negative nga tifozët.
Diçka e tille ka sjellë edhe reagimin e futbollistit, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar se ai gjest ishte spontan dhe nuk kishte asnjë qëllim të keq.
{“videoid”:”1560285335982″,”type”:1,”ratio”:0.75}
“Përshëndetje miq, ju falenderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së bluzës. Ju kërkoj shumë ndjesë për hedhjen e bluzës, me të vërtetë një gjest i papranueshëm, por më besoni që ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj shumë ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.