Anëtarët e dyshuar të një rrjeti të trafikimit të emigrantëve në rajonin e Ballkanit janë arrestuar nga autoritetet e tre shteteve.
Rreth 21 vetë janë arrestuar si pjesë e operacionit njëmujor, duke përfshirë 17 në Mal të Zi, tre në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një në Kroaci. Dy oficerë policie ishin midis të dyshuarve të paraburgosur në Malin e Zi.
Në pranga ka përfunduar edhe një 26 vjeçar shqiptar i arrestuar nga italiane në Trieste, si pjesë e operacionit me akuza për ndihmë dhe nxitje të emigrimit të paligjshëm.
Policia italiane e arrestoi të riun, pasi nuk arriti të ndalonte policia sllovene në një pikë kontrolli pranë Lokevit.
I dyshuari humbi kontrollin e makinës së tij dhe përfundoi në një kanal ndërsa udhëtonte për në Basovizza.
Policia italiane gjeti dy shtetas turq pa dokumente në makinën e tij. Shtetasit turq do të kthehen në Slloveni si pjesë e një marrëveshje dypalëshe midis Italisë dhe vendit, thanë autoritetet.


