• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET ORGANIZATA E KOKAINËS NË ITALI/ Ja kush janë 2 “KAPOT” shqiptarët që drejtonin trafikun (VIDEO-FOTO)
Home
Breaking News

GODITET ORGANIZATA E KOKAINËS NË ITALI/ Ja kush janë 2 “KAPOT” shqiptarët që drejtonin trafikun (VIDEO-FOTO)

21 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoritet ligjzbatuese italiane kanë njoftuar këtë të martë mbylljen e një operacion anti-drogë që çoi në goditjen e një organizate trafiku droge.

arresti-droga-sciamano

Sipas raportimeve të mediave italiane, hetimet që çuan në operacionin e koduar “Shaman”, kanë nisur në tetor të vitit 2017 dhe kanë çuar në ekzekutimin e 18 masave të arrestit. 16 prej të dyshuarve akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa dy vetë akuzohen vetëm për trafik droge. Sipas mediave italiane: personat e arrestuar në një aksion të zhvilluar dje, ku kanë marrë pjesë mbi 100 efektivë, janë dërguar në burgje të ndryshme të Italisë Veriore në pritje të seancës për konfirmimin e masës së sigurisë.

arresti-droga-sciamano-sequestro

Hetimet zbuluan se organizata ndahej në grupe: “Fiemme” dhe “Rozzano”.

I pari e kishte bazën ne një bar në komunën “Castello di Fiemme”, në provincën e Trentos. Pronari i barit, ku siç raportojnë mediat italiane, mund të gjeje kokainë në çdo orë të ditës e natës, ishte Paolo Girardi. Italiani, bashkë me shqiptarin Taulant Shtembari ishin drejtuesit e këtij grupi.

“Fiemme” kishte një organizim vertikal, ku pas drejtuesve të grupit, vinin anëtarët Hamza Ridha, Alessio Sartori, Flavio Varesco, Dorel Ionel Mihali, Andrea Bagattini, Thomas Matordes, Gianluca Lira, Patrick Capovilla e Marti Vincenzo, që merreshin me shpërndarjen e drogës. Detyra të tjera të tyre ishin gjithashtu mbikëqyrja e kamerave të sigurisë së barit, bazë të grupit, prerja e kokainës me substanca si kafeinë, manitol e aspirinë, si dhe paketimi i drogës.

arresti-droga-sciamano-nord-italia

Gjykata e Trentos ka urdhëruat konfiskimin e barit “Anny” të grupit të parë, ku sipas hetimeve, janë përpunuar, paketuar dhe shitur sasi të konsiderueshme kokaine, nga tetori 2017 deri në tetor 2018.

Grupi “Fiemme” ishte i lidhur direkt me një grup tjetër të trafikantëve të drogës me bazë në Milano të drejtuar nga shqiptari Petrit Arapi. Grupi i dytë, i quajtur nga hetuesit “Rozzano”, ndër të tjera, bënte edhe furnizimin me drogë të grupit “Fiemme”. Shqiptarët e therë, anëtarë të këtij grupi janë Florenc Shkrepa e Vladimir Cufollari.

Ndërsa Kevin Prendi akuzohet vetëm si shpërndarës droge.

Hetimet raportohet se kanë dokumentuar rreth njëmijë episode të shpërndarjes së drogës.

Gjatë hetimeve, raportohet se, janë konfiskuar një total prej rreth 310 gram kokainë, 100 gram marihuanë, 200 gram hashash, dhe materiale për prerjen e kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ REALI trondit INTERIN, nisin kontaktet me YLLIN e zikaltërve, ofron...
Previous article BENZEMA I PAEDUKATË/ Sulmuesi i REALIT duket i acaruar, mbanë në gojë...(VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT