• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET GRUPI KRIMINAL NE ELBASAN/ Falsifikime dokumentash dhe pasaportash, kalonin jashtë kufirit me… (FOTO)
Home
Breaking News

GODITET GRUPI KRIMINAL NE ELBASAN/ Falsifikime dokumentash dhe pasaportash, kalonin jashtë kufirit me… (FOTO)

6 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”.

Goditet aktiviteti kriminal në fushën e Falsifikimit të dokumentave dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijeve kundrejt fitimit.

Operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda Speciale të Hetimit.

Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta dhe certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro.

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është finalizuar me sukses operacioni “ PREMTIMI”, ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetasit :

• Musa Rama, 60 vjeç, lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

• Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1, Durrës, i dënuar më parë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.

Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh , dhe një sasi parash prej 850 euro .

Kapja e këtyre shtetasve u bë nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpuntor të impilikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U gjend e pajetë në apartamentin e saj/ Letra prekse ku shënonte se: "Paratë nuk e blejnë lumturinë…"
Previous article E RRAHËN E BËN PËR SPITAL/ Ja si duket sot këngëtarja Baby G (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT