• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET grupi i prodhuesëve të lëndëve narkotike në Krujë/ Në pranga 3 persona, policia sekuestron…
Home
Breaking News

GODITET grupi i prodhuesëve të lëndëve narkotike në Krujë/ Në pranga 3 persona, policia sekuestron…

3 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pasi Shefi i Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, paralajmëroi se  do të ketë arrestime për kultivimin e kanabisit është finalizuar operacioni i policisë në Fushë-Krujë.

Njoftimi i plotë

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2” specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.

Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Është bërë ndalimi i shtetasve:

• Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;
• Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;
• Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

• G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit
2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.
_______

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, n bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambjent të pyllëzuar gjetën dhe asgjesuan 675 bimë Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Ja çfarë bën ky kuzhinieri mbi një tullumbace (VIDEO)
Previous article Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Redaktor2

Postime të ngjashme

1500 FITUES PËR LISTAT E BUTA NGA BASHKIA/ Lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak Aktualitet

1500 FITUES PËR LISTAT E BUTA NGA BASHKIA/ Lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT