Një mafioz i dyshuar i mafias ruse u qëllua në party-n e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu.
Pamjet makabre tregojnë momentin kur Alexander Zhestokov-it, 39 vjeç, iu afrua një vrasës i cili hapi zjarr nga një distancë fare e vogël.
“Gangsteri” i dyshuar Siberian u rrëzua në dysheme dhe vdiq pothuajse menjëherë gjatë sulmit që ndodhi të premten në mesnatë më 27 korrik.
Zhestokov – thuhet se ishte një udhëheqës i bandës Zapsibovskie- i cili kishte organizuar një party në qytetin industrial të Novokuznetsk, në jugperëndim të Siberisë.
Në video Zhestokov shihet duke folur me bashkëpunëtorët kur i armatosuri i veshur me të zeza, me kapuç dhe syze të errëta i afrohet duke mbajtur një armë zjarri.
Video CCTV tregon momentin që vrasësi tërheq këmbëzën e armës, duke shkarkuar plumba të shumta drejt Zheztokov.
Zheztokov rrëzohet menjëherë në dysheme dhe duket sikur mbulon fytyrën me duar para se të bjerë.
Në fillim të korrikut, Zhestokov ishte liruar nga burgu pasi vuajti dënimin për mashtrim dhe shantazh.
Policia po merr në shqyrtim rastin duke pyetur dëshmitarët e ngjarjes dhe po studion mbi lidhjet e viktimës- tha zëdhënësi i Komunitetit hetues lokal.
Përkthyer nga Alpenews.


