• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA NË SARANDË/ Trafikonin sirianët drejt BE-së për 300 euro me makina me qira
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA NË SARANDË/ Trafikonin sirianët drejt BE-së për 300 euro me makina me qira

24 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër të rinj janë arrestuar nga policia në Sarandë për trafik emigrantësh nga kufiri i gjelbër me Greqinë drejt vendeve të BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kranea” u arrestuan; E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u sekuestruan dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Të rinjtë, sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, 6 sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Burri vetëvritet në avion gjatë fluturimit, alarmohen pasagjerët
Previous article "KRIMI DHE KORRUPSIONI DËMTOJNË..."/ Kim: Ky është vetëm fillimi, ne po shohim një epokë të re në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT