• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA E KOKAINËS NË ELBASAN/ Arrestohen 10 trafikantë, sekuestrohet lëndë narkotike, lekë e makina
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA E KOKAINËS NË ELBASAN/ Arrestohen 10 trafikantë, sekuestrohet lëndë narkotike, lekë e makina

25 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Lugaxhi”, duke arrestuar 10 persona dhe proceduar penalisht një tjetër.

Gjatë aksionit, blutë e Elbasanit kanë sekuestruar lëndë narkotike kanabis sattiva, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 3 automje, 1 motoçikletë , 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe ndarjen në doza, si dhe 10 telefona celular.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C., 22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan. A.B., 20 vjeç, A.B., 20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugaxhi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis sattiva, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 3 automje, 1 motoçikletë , 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe ndarjen në doza, si dhe 10 telefona celular.

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , bazuar në informacionet se disa shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Lugaxhi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C., 22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.
A.B., 20 vjeç, A.B., 20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan .

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja K. P., banuese në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q., si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. Q., dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete, 1 motoçikletë, 10 telefona celular, 1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i pajetë burri në Elbasan. DYSHOHET...
Previous article SERBIA INDINJOHET PAS THIRRJEVE TË RAMËS PËR NJOHJEN E KOSOVËS/ Brnabic: Deklarata të tilla s’janë të mira

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT