• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA E DROGËS NË MZKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

26 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të narkotikëve në ishullin e Mykonos, ku koka e grupit ishte një 37-vjeçar shqiptar. Sipas mediave shqiptari është identifikuar si Euglent Alimani.

Gjatë një operacionit u arrestuan pesë anëtarë të grupit, ndërsa autoritetet thonë se fitimet e paligjshme nga aktiviteti kriminal arrijnë në rreth 700 mijë euro.

Sipas njoftimit të Policisë Greke, automjetet e një kompanie përdoreshin jo vetëm për transportin e anëtarëve të organizatës, por edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Mykonos dhe në zonat me fluks të lartë turistësh. Mediat greke raportojnë se grupi kishte nisur aktivitetin kriminal në mesin e muajit prill.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe ambiente të përdorura nga organizata në Mykonos, Pire dhe Perama, policia sekuestroi rreth 4.5 kilogramë kokainë, kokainë rozë, kanabis, tableta me substanca farmaceutike, ketaminë dhe kërpudha halucinogjene.

Sipas autoriteteve greke, 37-vjeçari shqiptar dyshohet se siguronte furnitorët, menaxhonte vendet ku fshihej droga, organizonte transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si edhe administronte një pjesë të të ardhurave të paligjshme.

Ndërkohë një 38-vjeçar konsiderohet zëvendësi i tij dhe kishte rol në ruajtjen e drogës, shpërndarjen e saj dhe menaxhimin e fitimeve. Ndërkohë, një 39-vjeçar merrej me magazinimin e narkotikëve, sigurimin e klientëve dhe ruajtjen e parave të përfituara nga shitjet.

Dy anëtarët e tjerë të grupit, një 25-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare, dyshohet se ishin të përfshirë në ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, si edhe në mbikëqyrjen e vendeve ku fshiheshin lëndët narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili
Previous article HELMIMI I KURSANTËVE TË AKADEMISË/ Ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje: Herën e parë nuk kishin faj, të presim për analizat

s.autor

Postime të ngjashme

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani Aktualitet

U AKSIDENTUA NË NJË PLAZH TË SPANJËS/ 27-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën! Familja kërkon ndihmë për kurimin në Britani

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte Aktualitet

OPERACIONI ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT