Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se ajo godinë ishte një bombë me sahat dhe nuk kishte pse pritej më. Gjithashtu prishja është miratuar me 55 vota nga 61 në Këshillin Bashkiak.
“Në kemi ndjekur të gjitha proceduar që ligji parashikon, ka një VKM nga qeveria që kalon Teatrin kombëtar në Bashkinë Tiranë dhe ka një hipotekë që i përket bashkisë. Teatri nuk është një objekt që mund të restaurohet dhe për këtë bashkia kërkuar prishjen që është miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe më pas IMT që është përgjegjëse për shembjen e objekteve ka marrë veprimet e duhura. Ajo ndërtesë ishte një bombë me sahat dhe nuk kishte asnjë arsye pse të pritej më. Prishja është miratuar me 55 vota nga 61 në Këshillin Bashkiak. Nuk ka tradhti më të madhe se të mos i japësh mundësi njerëzve që të jenë në këshill. Çdokush I kishte të gjitha mundësitë, aktor, regjisor, protestues, aktivist, të marrin pjesë në struktura vendimmarrëse e të shprehin opinionin e vet”, tha Mazniku.