Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka ironizuar ditën e sotme Presidentin e Republikës pasi ky i fundit ktheu Ligjin për Kadastrën.
Përmes një Konference për shtyp, Lame tha se të gjitha zyrat ku ka shërbyer Ilir Meta janë të paregjistruara ende.
“Godina e Presidencës e ndërtuar që në vitin 1959 nuk ka certifikatë pronësie.
As Kryesia e Kuvendit ku Ilir Meta ka shërbyer si kryetar nuk ka dokumente hipotekore.
As Ministria e Jashtme, ku Meta dikur ka qenë ministër nuk është e regjistruar.
Ca më parë akoma, Ilir Meta ka qenë Kryeministër, por as godina e Kryeministrisë nuk ka certifikatë. Këto janë disa nga pronat e këtij shteti që nuk janë regjistruar akoma” , tha Artan Lame.
Ai sigurio se asnjë nga kryeministrat që kanë drejtuar këtë vend nuk ia kanë idenë ta lexojnë regjistrin e pronave, shkruan JavaNews.al
“Nuk e kuptoj sesi Edi Rama kërkonte ta kapte Kadastrën kur as nuk i duhet dhe as nuk di ta lexojë regjistrin” – tha Lame.
Kreu i ALUIZNI-t u shpreh se pikërisht këto problematika kanë qenë në fokusin e punës që do të merrej Kadastra.
“Si t’ua shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familjeve. Si t’ua shpjegojmë fermerëve që presin të regjistrojnë tokën?” tha Lame.