Një rast i rëndë dhune të përhershme ka ndodhur në qytetin e Cërrikut, ku një djalë i cili ushtronte dhunë fizike ndaj nënës së tij ka përfunduar në prangat e bluve të qytetit.
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Emiljano Fejzo, 30 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Cerrik.
Pasi në banesën e tij ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.F., 60 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.


