Një shtetas shqiptar, me banim në Tiranë ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, ndërsa bëhet me dije se 25 vjeçarja nga Tirana nuk ka “duruar” më situatën e krijuar në shtëpi dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje.
Dyshimet për dhunën e vazhdueshme lidhen me motive të dobëta (si xhelozia bashkëshortore).
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B. Gj., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, G. Gj., vjeçe 25, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.


