• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Gjyshet kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e një fëmije. Ja arsyet pse
Home
Lifestyle
Prindërimi

Gjyshet kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e një fëmije. Ja arsyet pse

6 January, 2018 Ina.Autor Lifestyle, Prindërimi

Ato nuk japin vetëm njohuri, këshilla dhe mësime prej eksperiencave të tyre, por edhe dashuri, ngrohtësi dhe përkujdesie për çdo nip apo mbesë. Gjithçka është e përcaktuar në nivel gjenetik . Një fakt që është evidentuar në fushat mjekësore, është që fëmijët trashëgojnë material gjenetik jo vetëm nga prindërit, por edhe nga gjyshërit, sepse materiali gjenetik i prindërve vjen prej gjyshërve tanë. Pra, pjesërisht, materiali gjenetik i fëmijëve tanë, është i ngjashëm me atë të prindërve tanë. Ndaj edhe ndodh shpesh që fëmijët mund t’u ngjajnë ndonjëherë më shumë prindërve tanë, se sa neve.

Ndërkohë, specialistët thonë se shumica e materialit gjenetik nga gjyshërit, vjen prej gjysheve dhe fëmija mund të ketë disa cilësi më shumë nga njëra prej gjysheve, ose nga të dyja. Është shumë e rëndësishme që prindërit ta kuptojnë rolin e rëndësishëm që gjyshet kanë për fatin e fëmijës së tyre. Sot flitet edhe për inteligjencën emotive. Sipas ekspertëve, edhe emocionet që gjyshja ka ndjerë gjatë shtatzënisë, mund të ndikojnë në zhvillimin e nipit apo mbesës së tyre.

Është e rëndësishme të mbahet në mendje, se familja është një organizëm i tërë dhe të gjithë anëtarët e saj janë të lidhur ngushtë shpirtërisht me njëri-tjetrin. Me gjenet që transmetohen, duhet të themi se nuk përcillen vetëm virtytet tek fëmijët e vegjël, por edhe sëmundjet, veset, varësitë e ndryshme etj. Për këtë arsye, mund të themi edhe që është e mundur të transmetohen edhe karakteristika lidhur me shëndetin fizik dhe psikologjik.

Por, krahas aspektit mjekësor, nëse flasim edhe për aspektin emocional, padyshim do të pranonim se gjyshet kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e nipërve dhe mbesave të tyre. Në rastet kur prindërit janë të zënë me punë, mund t’i lënë fëmijët tek nënat e tyre, pra tek gjyshet, dhe ato do të tregojnë kujdes maksimal për nipërit apo mbesat. Të gjithë ne i mbajmë mend dashurinë dhe përkujdesjet që gjyshet na kanë falur në fëmijërinë tonë, ndaj nuk duhet t’i privojmë fëmijët tanë të përjetojnë të njëjtat ndjesi me prindërit tanë. / Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet psikologia e njohur: Presidenti Donald Trump? Ai është një shembull tipik i narcizmit!
Previous article MOTI/ E dielë, 7 janar: "Lamtumirë" përmbytjeve dhe ngricave! Janari sjell rritje të jashtzakonshme...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes Gossip

MOMENT HISTORIK/ Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes

"KISHA FRIKË MOS MË KISHTE HARRUAR"/ Fero përlot me rrëfimin për të bijën pas dy vitesh larg saj: E putha në ballë, nuk fliste më shqip… Gossip

"KISHA FRIKË MOS MË KISHTE HARRUAR"/ Fero përlot me rrëfimin për të bijën pas dy vitesh larg saj: E putha në ballë, nuk fliste më shqip…

"PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT"/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin Gossip

"PRONË PRIVATE E MATEO BORRIT"/ Bluza e Brikenës ‘ndez’ rrjetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT