• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJYSHET E VRARA NGA NIPAT”/ Ja tre ngjarjet e ndodhura në qytetin e Durrësit dhe Shkodrës
Home
Breaking News

“GJYSHET E VRARA NGA NIPAT”/ Ja tre ngjarjet e ndodhura në qytetin e Durrësit dhe Shkodrës

28 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kemi dëgjuar shumë të thonë se gjyshërit janë dashuri më vete, herë-herë më shumë se prindërit u ndodhen pranë nipave e mbesave. Lidhja e tyre me është e veçantë apo siç i thonë ‘mjalti i mjaltit’. Por për Floresha Shkurtin, Kumbulla Papajanin, e Hurme Currin gjithçka ka qenë ndryshe. Lidhja e ‘dashurisë’ e këtyre gjysheve me nipërit, nuk ka funksionuar, ndërsa konfliktet kanë qenë fatale duke iu sjellë vdekjen nga duart e atyre që i rritën plot përkushtim e deri në vetëmohim.

Në prill të 2017 në lagjen Nr.10, Durrës policia njoftoi se u gjetën pa shenja jete Ersid Curri 25  vjec dhe gjyshja e tij 80 vjecare Hurme Curri. Nga hetimet rezultoi se 25 vjecari kishte vrarë me automatik, gjyshen e tij 80-vjecare, i tronditur më pas i dha fund jetës. Policia tha se i riu vuante nga depresioni dhe krimi u krye në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.

Në maj të 2015, 82-vjecarja Angje Hila u mbyt me jastëk nga mbesa e saj Xhoana Hila në Shkodër. E reja, bashkëpunoi në krim me të dashurin e saj Erando Qatipi. 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia adresoi autorësinë të dashurit të saj. Gjatë dëshmisë së saj, ku shfaqi shenja pendese, vajza pohoi se ‘gjyshen e mbyti i dashuri me jastëk’, ndërsa po tentonin ti vidhnin asaj florinjtë.

Kumbulla Papajani është një tjetër gjyshe, viktimë e konfliktit me nipin e saj. 77 vjecarja u gjet e masakruar me thikë në korridorin e apartamentit ku banonte në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik ndërsa për disa ditë u bë temë e ditës në median e shkruar dhe atë televizive. Pas komunikimit të arrestit në kushtet e flagrancës, me akuzën e vrasjes së gjyshes për motive të dobëta, Klajdi Papajani pranoi krimin, dhe tha se kishte vrarë gjyshen e tij, në gjaknxehtësi e sipër. Para grupit hetimor asokohe 17 vjec, Papajani u shpreh se se vazhdimisht grindej me gjyshen ndërsa pohoi se “gjyshja na e ka nxirë jetën. Nëna dhe babai kanë vuajtur për shkak të saj”

Ngjarja më e fundit u shënua një ditë më parë, më 27 shtator 2018, kur 81-vjecarja Floresha Shkurti u gjet e vdekur në banesë. Edhe në këtë rast hetimet konfirmuan se e moshuara ishte viktimë e nipit të saj, 21 vjecarit Redmon Gruda i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu goditi me thikë në kokë gjyshen e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç’janë këto shenja të çuditshme mbi lëkurë?
Previous article TËRBOHET VALVERDE/ Kur humbet Barcelona, ka gjithmonë “tërmete” të vogla…

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë Aktualitet

AKSIDENT NË LUSHNJE/ Automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT