Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jap vendimin për gjyqtaren Manjola Xhaxho, duke e rikonfirmuar në detyrë.
Trupi Gjykues përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.
Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është bërë pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.
Relatorja Pine ka thene se mungon deklarata e pasurise se gjyqtares per vitin 2006, vit ne te cilin ajo pretendon se ka qene me studime jashte vendit.
“Gjyqtarja ka pretenduar se ate vit ka qene jashte vendit me studime pasuniversitare. Xhaxho banon ne nje apartament 2+1 ne pronesi te prinderve. Apartamenti eshte blere ne vitin 2001 dhe u eshte dhuruar prinderve ne vitin 2011, nderkohe qe nuk ka pasuri te paluajtshme ne emer te gjyqtares”- tha relatorja Pine.
Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figures. “Per gjyqtaren ka vetem dy ankesa, por ne asnjeren prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnje mase disiplinore”.
Ne mbyllje, gjyqtarja ka kerkuar rikonfirmimin ne detyre: “Gjetjet tuaja qendrojne. Jam dakord me to. Kerkoj rikonfirmim ne detyre”. Vendimi do te merret me daten 14 maj.
Në adresë të saj është dorëzuar një ankesë, por sipas KPK nuk ka pasur asnjë shkelje dhe asnjë dënim.
Me shumë gjasa ajo do të marrë rikonfirmimin në detyrë, dhe Xhaxho do të pres votën e gjyqtarëve për të marrë detyrën e re në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit./AlpeNews.al


