Pas ndalimit të gjyqtarit të Apelit, Shkelqim Miri, zbulohen të tjera detaje nga provat e prokurorisë.
Krahas pamjeve filmike të kamerës në lokalin në Fushë Krujë ku u morën paratë e ryshfetit ekziston një provë e dytë, që janë mesazhet.
Prova e dytë janë mesazhet përmes aplikacionit “WhatsApp”. Pas dorëzimit të parave në Fushë-Krujë, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes “WhatsApp”-it se për dy javë çështja sistemohej.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka improvizuar sekuestrimin e përkohshëm të një celulari nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime.
Ndalimi i Miriu u be dje nga oficerët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Operacioni për arrestimin e gjyqtarit u kodua “Një vrasje e dytë”.



