• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjyqtari Astrit Faqolli në “SITEN” E VETTINGUT, KPK: Nuk ka fshehur të ardhurat
Home
Aktualitet
Drejtësi

Gjyqtari Astrit Faqolli në “SITEN” E VETTINGUT, KPK: Nuk ka fshehur të ardhurat

23 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli U PëRBALL sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për të kaluar “sitën” e Vettingut.

Trupi gjykues që kryen rivlerësimin e tij përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo. Faqolli ishte prezent në seancë, ku u shoqerua nga një avokat.

Sipas KPK-së, gjyqtari ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë procesit, ndërsa ka përparësi për shkak të kandidimit në KLGJ. Mbështetur tek raporti i ILDKP-së, KPK pohon se Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ndërkohë që burimet janë të justifikuara dhe nuk k deklarim të rremë apo fshehje. Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën me dije se janë marrë në konsideratë edhe thëniet e një dëshmitari të pyetur gjatë hetimit. Nga të dhënat e ILDKP-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë. Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.

Mes të tjerash KPK sqaron se ka mospërputhje të të dhënave mes sipërfaqes së lejes së ndërtimit dhe aktit të kolaudimit. “Në deklaratën e pasurisë së vitit 2011, subjekti ka deklaruar shumën 3 milionë lekëve për ndërtimin e objektit. Kjo shume nuk përputhet me deklaratën e vettingut. Në aktin e kolaudimit, vlera shënohej 2.7 mln, kurse në kontratën me ndërtuesit nuk përcaktohej vlere”, tha KPK. Ndërkohë, gjyqtari sqaroi se shuma e deklaruar mbulon dhe taksën e studimit, apo kontratat me OSHEE.

Faqolli e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma gjen zëvendësuesin e Alissonit
Previous article INCIDENTI ME TRUPROJËN/ Macron urdhëron riorganizim të stafit, veprimi nuk do kalojë pa u ndëshkuar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu Aktualitet

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim Aktualitet

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT