• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI/ Shenja e gjeste nga kafazi. Shihni irritimin e “shefes” së gazetarisë në Elbasan kur… (VIDEO)
Home
Sociale

GJYQI/ Shenja e gjeste nga kafazi. Shihni irritimin e “shefes” së gazetarisë në Elbasan kur… (VIDEO)

11 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi e akuzuar për “shpërdorim detyre”, pjesë e skemës së korrupsionit të ngritur në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” është shfaqur sot e tensionuar në sallën e gjykatës.

Në pritje të vendimit të gjykatës, teksa ndodhej në kafazin e të pandehurve, Lumi shfaqet tejet e irrituar dhe thotë se nuk ka nevojë për avokat. Ndërsa avokati i afrohet tek kafazi, ajo bën shenja që ai të largohet dhe shprehet se nuk ka nevojë për të, siç mund të shihni në videon e mëposhtme.

Mësohet se ajo do të mbrohet nga avokatja Sonila Leci, ndonëse u shpreh se nuk kishte nevojë për një të tillë.

Gjatë Operacionit “Dekani” përfunduan në pranga:

1- Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2-Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

3-Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

4-Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5-Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6-Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7-Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr. 315, datë 08. 05. 2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve përgjatë periudhës 2012-2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si kurrë më parë, Vera Grabocka i shpreh dashurinë Timo Fllokos në postimin super romantik: Të dua...
Previous article As Guardiola, as Enrique. Iniesta zbulon trajnerin e tij më të rëndësishëm

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT