• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR VRASËSIT E NIKULAJT/ Shqipëria kërkon ekstradimin, avokatët: Rrezikojnë burgimin e përjetshëm
Home
Breaking News

GJYQI PËR VRASËSIT E NIKULAJT/ Shqipëria kërkon ekstradimin, avokatët: Rrezikojnë burgimin e përjetshëm

25 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Londër nisi procesi shqyrtimit të kërkesës të shtetit shqiptarë për të ekstraduar nga Britania e Madhe, Edmond Haxhinë dhe katër shtetas britanik, nën dyshimin se në bashkëpunim kryen vrasjen në Shëngjin të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu i cili e ndoqi online këtë proces raporton, se në ditët e parë të procesit, u pa haptas se provat e sjella nga Shqipëria, faktojnë pjesëmarrjen e tyre në vrasje, e janë të pakundërshtueshme.
Në të tilla kushte, avokatët mbrojtës të Edmond Haxhisë bllokimin e ekstradimit nisën ta ndërtojnë në bazë të një teknikaliteti ligjor.

Ligji anglez i ekstradimeve kërkon garanci juridike nga shteti kërkues, që kur një person ekstradohet nga Britania e Madhe edhe nëse do të mund të dënohet me burg përjetë, ky dënim duhet ti rishikohet në mënyrë, mos ndërrojë jetë si i burgosur përjetë.

Sipas tyre për akuzat aktuale vrasje si pasojë e gjakmarrjes Edmond Haxhia mund të marrë një dënim me burg përjetë.

Për ta përforcuar këtë argument mbrojtja e Edmond Haxhisë përdori dy raporte të hartuara për këtë proces ekstradimi nga ish gjyqtari Shqipërisë në Stasburg Ledi Bianku. Vetë zoti Bianku u paraqit në gjykatën “Westminister Magistrate Court” duke dhënë dëshminë në rolin e ekspertit të mbrojtjes.

Duke cituar të dhëna nga raportet vjetore të Ministrisë së Drejtësisë, në këtë proces Ledi Bianku i tha gjykatës  se:

“Gjykata e Apelit në Shqipëri ka probleme me organizmin dhe dosjet në shqyrtim. Në 2023 vetëm një rast është ndryshuar vendimi i dhënë me  burg përjetë. Nëse Edmond Haxhia dënohet ai do të dënohet me burg përjetë. Dënim përjetë do të thotë burg deri në fund të jetës. Ka një vullnet politik nga legjislativi shqiptarë për ashpërsim të dënimin në rastet e shpeshta për gjakmarrje”.

Parlamenti shqiptar tha më tej gjatë dëshmisë Ledi Bianku, ka në shqyrtim një amnisti për të cilën ministri i Drejtësisë publikisht është shprehur se përjashtohen të dënuarit me burgim përjetë. Avokati mbrojtës i Edmond Haxhisë e pyeti Ledi Biankun se sa do të influencojnë raportimet mediatike në vendimin final të gjykatës shqiptare.

“Ka patur reagim madje nga ish kryeministri dhe politikanë. Gjykata do të jetë nën presionin publik. Mentaliteti shqiptarë është dhënia e dënimit maksimal për rastet e vrasjeve për gjakmarrje.”

Më tej në dëshmi ish gjyqtari Ledi Biaku tha se:

“Sot pash listën e çështjeve të Gjykatës së Lartë. Janë në shqyrtim çështje të 2018-2019 dhe kjo është thyerje të Konventës të Drejtave të njeriut.  Në 2018 Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg  i tërhoqi vëmendje Shqipërisë për mos marrje në konsideratë të lirimit të parakohshëm në shërbim prove. Shqipëria renditet e treta pas Rusisë dhe Azerbajxhanit për moszbatimin e udhëzimeve të Strasburgut”.

Në favor të mbrojtjes të Edmond Haxhisë profesor Ledi Bianku solli edhe këtë argument.

“Qeveria shqiptare nuk obligohet  në zbatimin e vendimeve të Strasburgut. I tillë ishte edhe vendimi për të ekstraduar në SHBA një shtetas shqiptarë i cili rrezikonte edhe dënim kapital. Megjithëse Strasburgu dha tre vendime të ndërmjetme kjo nuk u mor në konsideratë”.

Kishte arsye legjitime për të ndërmarrë një reformë në drejtësi u shpreh Ledi Bianku, përpara gjykatës së Londrës por sipas tij kjo reformë ka pikëpyetje si është duke u zbatuar./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Luizi: Mbrëmë kam parë hata me sy
Previous article "IZRAELI GABOI ME BOMBARDIKME NË GAZA"/ Trump: Fajtor për sulmin e Hamasit ishte Biden sepse…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT