• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI PËR STATUSIN E PD-SË/ Alibeaj tërheq ankimimin në gjykatë: Do t’i hapte rrugë…
Home
Politikë

GJYQI PËR STATUSIN E PD-SË/ Alibeaj tërheq ankimimin në gjykatë: Do t’i hapte rrugë…

17 January, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Pak orë para nisjes së gjykimit nga Gjykata e Apelit, kreu i grupit parlamentar demokrat i cili mban dhe vulën e kësaj partie pas largimit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e PD. Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa tha se kanë hequr dorë nga ankimimi për të bërë të mundur zgjidhjen e kësaj çështjeje në themel.

Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak, Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje. Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje është e natyrës proceduriale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti.

Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse Kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Që është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datë 31 Maj.

Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve të fundit. pa dashur të paragjykoj vendimin që do të marrin gjykatësit, nuk mund të rri pa përmendur që për kaq muaj me radhë është e çuditshme, në mos e qëllimshme, zvarritja pa arsye të qartë e vendimit.
Për sa më lart, i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj pengese të shqyrtojë çështjen Zhukri.“, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Rrëfimi i legjendës së burgjeve komuniste: Kur erdhën e më komunikuan në qeli në Burrel se më ishte falur jeta dhe dënimi më lihej 25 vjet...
Previous article MOMENTE INTIME MES KIARËS DHE LUIZIT/ Këngëtari: Kam fjetur me... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT