• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI PËR “DUTY FREE”/ Ambasadorja Kim: Lakmus për klimën e biznesit
Home
Politikë

GJYQI PËR “DUTY FREE”/ Ambasadorja Kim: Lakmus për klimën e biznesit

6 February, 2020 Delo.autor Politikë

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim i tha Zërit të Amerikës se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e e zonës së dyqaneve “duty free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua , ndonëse rezultoi humbëse e garës së hapur nga TIA.

Fillimisht ADFD, ju drejtua Gjykatës së Tiranës, në 1 gusht të vitit të kaluar, për të kërkuar vijimin e aktivitetit dhe sigurimin e padisë. Çështja u pushua nga gjyqtari Arjan Aliaj pasi përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën në gjykim. Por të njejtën padi kompania mësohet se e ribëri, dhe këtë herë gjyqtarja tjetër Mimoza Kajo-Brahimi, i dha të drejtë ADFD-së, dhe lejoi vijimin e aktivitetit deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Sikur të mos mjaftonte Gjykata, në këtë histori nuk mbeti pas dhe roli i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila do të duhej të kishte njoftuar ADFD-në, 60 ditë para përfundimit të kontratës, se nuk do t’i rinovohej licenca për ushtrimin e aktivitetit tregtar në Rinas. Por jo vetëm kaq. Në mesin e muajit gusht zëvendësministri Elton Haxhia, mësohet se ju përgjigj brenda 24 orëve kërkesës së ADFD-së për rinovimin e licencës, lëshimi i së cilës mund të kërkojë sipas parashikimeve ligjore deri 6 muaj kohë.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të Drejtësisë shqiptare. Duket se dhe zhurma në shtyp ndikoi që më pas Ministria ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qeraje me TIA-n. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që Albania Duty Free Distribution, të ngrinte një tjetër padi, për heqjen e licencës. Gjyqtari Avni Sejdi vendosi pezullimin e efekteve të vendimit të ministrisë, deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

Sot në gjykatë është parashikuar seanca ku palët do të paraqesin argumentat e tyre. Ambasadorja Kim njoftoi dërgimin e tre përfaqësuesve diplomatik të ambasadës për të ndjekur nga afër seancën.” Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi”, i tha ambasadorja Zërit të Amerikës përmes një deklarate, duke nënvizuar se “përforcimi i lidhjeve të biznesit midis SHBA dhe Shqipërisë është një prej tri prioriteteve të mia kryesore si ambasadore e SHBA në Shqipëri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Rama: Shqipëria e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE
Previous article VRASJA E JAN PRENGËS/ RENEA "zbarkon" në Lezhë, kontrolle në disa objekte për personat e implikuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT