Sipërmarrësi nga Roma Françesko Beccheti kishte marrë konçesionin e hidrocentralit të Kalivaçit në vitin 1997 me kompaninë Bag.
Ky hidrocentral, i cili nuk u ndërtua kurrë ishte skemë mashtrimi e biznesmenit Françesko Beccheti ku ai hodhi në gjygj qeverinë shqiptare për ta zhvatur edhe më tepër nga sa i kishte marrë në gjithë ato vite. Gjygji përfundoi, Shqipëria fitoi, ndaj Becchetit. Aty nga ku mund të humbte shuma të konsiderueshme parash.
Por si nisi historia e cila rezultoi me fitoren e qeverisë Shqiptare. Mëposhtë janë hapat që janë ndjekur nga ky process i cili mund ti kushtonte shumë qeverisë shqptare.
Kronologjia:
2014- Kompania e zotëruar nga Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, me pretendimin e ishte shteti shqiptar ai që e kishte penguar ndërtimin e hidrocentralit.
2015- Prokuroria vendos sekuestrustro pasurive të biznesmenit Italian Françesko Beccheti dhe kërkon arrestimin e tij por Beccheti u arratis drejt Londrës ku ndodhet edhe sot. Gjygji në Shqipëri nisi por pa prezencën e Becchetit. Por ai nuk u përfundua për shkak të mungesës së tij.
2016- Gjykata e Tiranës, çështja është shtyrë përsëri për shkak se Francesco Beccheti nuk ishte i pranishëm në sallë, ku edhe pse avokatët e tij italian ishin të pranishëm, ai nuk kishte dijeni për seancën gjyqësore duke risjellp dështimin e saj. Beccheti hedh në gjygj qeverinë Shqiptare në Strasburg nga ku i kërkon dëmshpërblim rreth 180 milion euro.
2017- Beccheti e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar për dy koncensione. I pari është projekti për përpunimin e mbeturinave në shqipëri, koncension që u dha nga Fatos Nano, por që më pas u anulua. Beccheti në këtë rast kërkon 150 milion euro dëmshpërblim. Ai kërkon edhe 10 milion euro dëmshpërblim për në lidhje me TVSH-në për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, të cilin as nuk e ka filluar.
2018– Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris ka dënuar me vendim përfundimtar kompaninë “Hidro SRL” të biznesmenit Francesco Becchetti që t’i paguajë 7 milionë euro Shqipërisë si dëmshpërblim për hidrocentralin të Kalivaçit.
Përgatiti: AlpeNews.al


