• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI ME DIGITALB/ Ish-administratori Alban Jaho përfaqësohet nga avokati i Sali Berishës
Home
Politikë

GJYQI ME DIGITALB/ Ish-administratori Alban Jaho përfaqësohet nga avokati i Sali Berishës

17 October, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ish-administratori i Digitalb, Alban Jaho, është paditur nga kompania ku ai punoi prej 15 vitesh, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Jaho është paditur për përvetësimin e 430 milionë lekëve, ndërkohë gjykata ka vendosur pezullimin e 3% të aksioneve që ai kishte në këtë kompani.

Ndërkohë që procesi gjyqësor është i hapur, Jaho është përfaqësuar në seancë avokatin, Neshat Fana. Bashkëshortja e këtij të fundit, Mirela Fana, dha dorëheqjen si gjyqtare e Gjykatës së Lartë për t’i shpëtuar Vetting-ut.

Të dy, burrë e grua, kanë krijuar një pasuri qindra milionëshe dhe mosjustifikimi i saj, detyroi Mirela Fanën që të mos përballej me Vetting-un, shkruan gazeta shqip.

Fana nuk është një emër i panjohur pasi ai ka përfaqësuar familjen e ish-kryeministrit Berisha, pothuajse në të gjitha proceset gjyqësore ku kanë qenë të përfshirë.

Në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, ka emëruar Fanën, fillimisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe më pas në krye të Shkollës së Magjistraturës.

Berisha dhe Alban Jaho, që sot janë bërë bashkë edhe me TV Klan, dikur sulmonin njëri-tjetrin në mënyrën më të ashpër.

Po të rikthehemi pas në kohë, në 16 kusht të vitit 2018, Berisha akuzonte Jahon se kishte manipuluar komisioneren e Vetting-ut, Valbona Sanxhaktarin. Sipas ish-kryeministrit, kjo e fundit përdorte pikërisht makinën e Jahos për të shkuar me pushime jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që pas një viti, gjërat kanë ndryshuar si me një të rënë të lapsit. Tashmë Berisha e cilëson Jahon si një drejtues mjaft të talentuar dhe shprehet se shkarkimi i tij ishte i padrejtë. Për më tepër ish-kryeministri vendos edhe avokatin e tij në dispozicion të njeriut që dikur e sulmonte ashpër.

Muajt e fundit, në krah të Jahos është shfaqur edhe Aleksandër Frangaj, ku jo me pak ironi thuhet se Jaho po kontrollon totalisht TV Klan.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTLIGJI I RI/ Krijohet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, si institucion i vetëm
Previous article "UNAZA, ORA, VARËSE..."/ Vajza shqiptare vjedh bizhuteri "qetësisht" në qendrën tregtare, dalin pamjet e grabitjes (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia Aktualitet

KUSH ËSHTË I ASHTUQUAJTURI "BORAQI"/ Furnitori kryesor i Sarandës me drogë që u kap sot nga policia

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT