• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI I MADH FINANCIAR NË VATIKAN/ Kardinali dënohet për përvetësim fondesh
Home
Botë

GJYQI I MADH FINANCIAR NË VATIKAN/ Kardinali dënohet për përvetësim fondesh

16 December, 2023 s.autor Botë

Një gjykatë në Vatikan shpalli fajtor një kardinal për përvetësim të fondeve dhe e dënoi atë me 5 vjet e gjysmë burg, në mesin e një sërë vendimesh të një gjyqi të ndërlikuar financiar që vuri në provë sistemin e drejtësisë së këtij shteti.

Kardinali Angelo Becciu, i pari kardinal që u gjykua nga Gjykata Penale e Vatikanit, u gjet i pafajshëm për një sërë akuzash të tjera, ndërkohë që ndaj 9 të pandehurve të tjerë pati vendime që i shpalli fajtor dhe të pafajshëm, lidhur me afro 50 akuza që ishin ngritur ndaj tyre gjatë një procesi gjykimi që zgjati dy vjet e gjysmë.

Avokati i kardinalit Becciu, Fabio Viglione tha se ai e respektonte vendimin, por do ta apelonte. Prokurori Alessandro Diddi tha se vendimi tregoi se “kishin të drejtë”.

Gjyqi u përqëndrua në investimin e sekretaritatit të Shtetit të Vatikanit në vlerën e 350 milionë eurove për të kthyer një ish magazinë të ‘Harrods’ në apartamente luksi.

Prokurorët pretendojnë se zyrtarët e Vatikanit dhe agjentët e pasurive të paluajtshme e mashtruan Vatikanin për miliona euro në tarifa dhe më pas e zhvatën Selinë e Shenjtë për rreth 15 milionë euro për kontrollin e ndërtesës.

Kardinali Becciu u akuzua për përvetësim në dy raste të lidhura me marrëveshjen e Londrës dhe përball me deri në shtatë vjet burg.
Përfundimisht, ai u dënua për përvetësim që rrjedh nga investimi origjinal i Vatikanit prej 200 milionë eurosh.

Gjyqi kishte ngritur pikëpyetje në lidhje me sundimin e ligjit në Vatikan si dhe pushtetin e Papa Françeskut, duke pasur parasysh se ai zotëron autoritetin suprem legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor./voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Temperatura të ulëta, vranësira në të gjithë territorin
Previous article DHIMBJE GJUNJËSH GJATË NATËS? Ja çfarë sinjali po ju jep trupi

s.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT