Në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së, Blerina Gjylameti ka kërkuar që kreu i PD-së, Lulzim Basha të japë llogari për shpenzimin e 1 milion dollarëve.
Sipas deputetes, shpenzimet e PD-së nuk janë të publikuara dhe rezultojnë si 2 herë më pak.
“Me Fake News kundër qeverisë, Basha nuk tha asgjë për një milion $ për lobim për SHBA. Kush i pagoi? Nga erdhën? Pse prokuroria nuk nis hetimet? Basha duhet të japë përgjigje sot. Duhet të shpjegojë cfarë bëri në SHBA kur firmosi kontratën, janë 500 mijë dollarë me kompani fantazmë.
Sot jemi në kushtet e rënda të shkeljes së ligjit. Në KQZ nuk figurojnë këto shpenzime, asnjë deklarim në raportin e dorëzuar nga PD. Dyshime serioze për origjinën e parave. Shpenzimet e PD për fushatën janë raportuar vetëm 500 mijë dollarë.
Basha të sqarojë ku i ka gjetur një milion dollarë? Këta që flasin për para të pista, ku i kanë gjetur paratë? Cila është marrëdhënie e Bashës me kompanitë Off shore, në emër të kujt është regjistruar në Beliz dhe më pas në kompanitë e tjera? “ përfundoi deputetja e PS.
Deputetja ka deklaruar ndër të tjera se Basha nuk mund të hedhë baltë duke u munduar të largojë vëmnedjen. /AlpeNews.al/