• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA SHTYU SEANCËN/ Avokatët e Veliajt: Po krijohet një precedent i rrezikshëm me paraburgimin! Presim që Apeli të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYKATA SHTYU SEANCËN/ Avokatët e Veliajt: Po krijohet një precedent i rrezikshëm me paraburgimin! Presim që Apeli të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese

24 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avokatët e Erion Veliajt, kanë reaguar pasi Gjykata e Apelit shtyu seancën pas një parregullsie në lidhje me firmën e drejtorit të burgut të Durrësit, për përfaqësimin e kryebashkiakut të Tiranës në seancë nga mbrojtja e tij.

Në deklaratën për mediat, ata kanë mirëpritur vendimin, por theksojnë se thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar dhe thellësisht shqetësues.

Sipas tyre, vendimi i shkallës së parë po deformon parimin e përgjegjësisë individuale, duke e kthyer paraburgimin në një masë me efekt kolektiv, në kundërshtim me ligjin dhe standardet e drejtësisë.

Ndër të tjera, ata shtojnë se presin nga Apeli i GJKKO-së që të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese në këtë çështje, duke korrigjuar një vendim, që sipas tyre, në thelb zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore.

“Ne presim që Gjykata e Apelit të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese në këtë çështje, duke korrigjuar një vendim që në thelb zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore.

Ky nuk është një debat teknik. Ky është një tjetër test për drejtësinë dhe përkushtimin e saj ndaj Kushtetutës”, thonë ata.

DEKLARATË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të medias,

Në vijim të praktikës sonë për të informuar publikun mbi çdo zhvillim gjyqësor që lidhet me të mbrojturin prej meje, z. Erion Veliaj, ju bëjmë me dije sa vijon:

Sot, në Gjykatën e Apelit, u shty shqyrtimi i kërkesës sonë për shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme, i cili ka pezulluar afatet e paraburgimit të Erion Veliaj për shkaqe që lidhen me një subjekt tjetër të procedimit penal, duke e kthyer një situatë individuale në një pasojë kolektive.

Shtyrja e seancës erdhi për një detaj formal në firmën e Drejtorit të Burgut, një çështje që gjykata, me të drejtë, e konsideroi të rëndësishme për integritetin e procesit të rregullt ligjor. Ky është një standard që ne e mbështesim plotësisht.

Por thelbi i çështjes mbetet i pandryshuar dhe thellësisht shqetësues.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent të rrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv. Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së një subjekti tjetër, është përdorur për të zgjatur kufizimin e lirisë së personave të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me atë situatë, duke e kthyer një masë thelbësisht individuale në një mekanizëm ndëshkimi kolektiv. Ligji është i qartë: pasojat procedurale lidhen drejtpërdrejt me sjelljen e individit konkret. Asnjë nga të pandehurit e tjerë nuk ka asnjë përgjegjësi për mënyrën se si është konfiguruar procedimi penal, një konfigurim që është produkt i organit të akuzës. Nuk mund të ndodhë që për shkak të këtij konfigurimi, apo për shkak të mosmenaxhimit të tij, të mbajnë barrë ata që nuk kanë asnjë rol në këto vendimmarrje. Kjo krijon një situatë jo vetëm juridikisht të papranueshme, por edhe logjikisht absurde: liria e një personi bëhet e varur nga sjellja procedurale e një tjetri, pa asnjë lidhje midis tyre.

Ky është një deformim i rëndë i drejtësisë.

Paraburgimi është masa më e rëndë përpara një vendimi penal dhe si e tillë duhet të zbatohet mbi baza strikte individuale. Çdo devijim nga ky standard nuk është thjesht një gabim interpretimi, është një cenim i drejtpërdrejtë i lirisë personale dhe i parimit të shtetit të së drejtës. Asnjë problem në konfigurimin apo menaxhimin e procesit hetimor dhe gjyqësor nuk mund të kthehet në barrë shtesë për ata që janë subjekt i tij dhe që tashmë përballen me kufizimin më të rëndë: privimin nga liria.

Ne presim që Gjykata e Apelit të rikthejë balancën ligjore dhe kushtetuese në këtë çështje, duke korrigjuar një vendim që në thelb zgjat paraburgimin pa bazë individuale dhe pa mbështetje ligjore.

Ky nuk është një debat teknik. Ky është një tjetër test për drejtësinë dhe përkushtimin e saj ndaj Kushtetutës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK KËRKON NË BURG LEFTER KOKËN/ Bën rekurs në Gjykatën e Lartë, posta: Është larguar
Previous article ARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË GREQI/ Qeni i policisë u gjen dorgën të fshehur në...

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT