• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA KUSHTETUESE SHTYN SEANCËN PËR BERISHËN/ Ankimimi për “arrestin e shtëpisë” do të shqyrtohet në 2025
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYKATA KUSHTETUESE SHTYN SEANCËN PËR BERISHËN/ Ankimimi për “arrestin e shtëpisë” do të shqyrtohet në 2025

24 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kushtetuese shtyn për në janar të vitit të ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor. Gjykata Kushtetuese njofton se “për arsye objektive seanca do të zhvillohet më 17 janar 2025”.

Berisha ankimoi në Kushtetuese masën e arrestit të shtëpisë lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Whatsapp Image 2024 12 24 At 15.41.35

Muajin e kaluar Gjykata Kushtetuese doli me njoftim duke pranuar kërkesën e ish-kryeministrit për të përshpejtuar procesin ndaj ankimimit.

“Në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur: – pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00″, thuhej në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 nëntor 2024.

 

 

Ndërkohë në seancën e 21 nëntorit, Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin lidhur me ankimimin e depozituar nga Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi. GJKKO me shumicë votash, vlerësoi se legjitimohet i drejtë rruga që SPAK ka ndërmarrë duke shkuar t’i kërkojë GJKKO-së masë sigurimi ‘detyrim me paraqitje’ për Sali Berishën pa qenë nevoja të kërkonte autorizimin nga Kuvendi.

Ndërsa, Gjykata Kushtetuese rrëzoi masën e SPAK ndaj Berishës sa i takon bllokimit të pasaportës dhe daljes jashtë vendit.

Nga ana tjetër, po e njëjta Gjykatë rrëzoi ankimimin e Jamarbër Malltezit, duke lënë në fuqi masën e GJKKO ndaj tij, atë të “arrestit të shtëpisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT E FUNDVITIT/ Policia e Shtetit plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, thirrje qytetarëve: Mos përdorni...
Previous article NDARJA E MEDALJEVE TË ARTA/ Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT