• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYKATA KUSHTETUESE/ Heshtja e Berishës për funksionimin e saj dhe faktet për rolin e tij dhe të Metës në kapjen dhe sabotimin e saj
Home
Politikë

GJYKATA KUSHTETUESE/ Heshtja e Berishës për funksionimin e saj dhe faktet për rolin e tij dhe të Metës në kapjen dhe sabotimin e saj

26 December, 2020 F.autor Politikë

Adriatik Doci/ Ringritja pas tre vitesh e Gjykatës Kushtetuese, falë angazhimit të ambasadorëve të SHBA-BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, ishte një ndër zhvillimet pozitive gjatë vitit 2020 dhe konfirmim i zbatimit të reformës në drejtësi. Që nga viti 2018, mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, ishte nga ana tjetër një nga kauzat kryesore të opozitës PD-LSI, për të sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi në tërësi, të cilën Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si komplot ndërkombëtar, Ramaformë etj.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është përdorur nga opozita edhe në protestat e saj të njëpasnjëshme për rrëzimin e qeverisë. Mosfunksionimi i Kushtetueses është përdorur edhe nga Ilir Meta si alibi, për propozimin e një pakete me 14 pika, në maj të 2020, për të ndryshuar reformën në drejtësi, paketë të cilën ambasadorja amerikane Yuri Kim e konsideroi si ‘thikë pas shpine’. Ndërkaq, në 4 maj 2018, Sali Berisha shprehej kështu për mungesën e Kushtetueses: “Ky është një puç i vërtet antikushtetues, vepër makabre kriminale e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë, përdori Vetingut për të rrezuar institucionin e fundit kushtetues që nuk varej prej tij”.

Në korrik të 2018, Berisha shprehej se “Sot narkorepublika e Shqipërisë është i vetmi vend i planetit me sistem drejtësie me dy shkallë, pra pa shkalle të tretë. Kjo retorikë ka vijuar nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deri në dhjetor 2020, duke e deklaruar të dështuar dhe të kapur reformën në drejtësi, si dhe duke u ankuar për ekzekutimin e Kushtetueses, përmes procesit të Vetingut.

Gjykata Kushtetuese prej tre ditësh është funksionale. Ringritja e saj, një nga kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave, u përshëndet njëzëri nga ambasadorët e huaj në Tiranë. Një ditë më pas, kishte një reagim edhe nga Ilir Meta, ndonëse me natyrë shantazhuese ndaj 6 anëtarëve të saj, pasi deklaroi se nëse e shpallin 30 qershorin legjitim, atëherë ajo është e vdekur. Ndonëse tre ditë me vonese, një reagim erdhi edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

I vetmi që nuk ka thënë asnjë fjalë është Sali Berisha. Njeriu që prej tre vitesh ka bërë me dhjetëra deklarata dhe ka dhënë alarmin për mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, vijon të heshtë për ringritjen e saj. Gjatë këtyre tre ditëve, Berisha ka reaguar për çështjen e detit, për shkollat, për asfaltime rrugësh, për masat anti-covid, plazhe, largime nga puna etj., por asnjë fjalë për Gjykatën Kushtetuese.

Faktet që sjell sot Shqiptarja.com konfirmojnë edhe një herë rolin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas sabotimi e ringritjes së saj, pas shkarkimit të të besuarve të tyre. Në maj të vitit 2018, Berisha reagoi ashpër për shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga organet e Vetingut, për pasuri të paligjshme, duke deklaruar se po asgjësohej e vetmja gjykatë e pavarur.

Në fakt, që të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të shkarkuar apo që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut, ishin emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, në mënyrë të njëanshme, si të besuar të tyre. Disa javë para largimit në vitin 2013, Berisha nxitoi për të emëruar të besuarit e fundit në Kushtetuese. Konkretisht, Fatos Lulo u emëruar nga Berisha dhe Meta në vitin 2010 në Gjykatën Kushtetuese. Lulo u shkarkua nga Vetingu për pasuri të pajustifikuar.

Fatmir Hoxha, i shkarkuar për pasurinë, u emëruar nga Berisha dhe Meta në vitin 2011 në Gjykatën Kushtetuese. Gani Dizdari, i shkarkuar për pasurinë, u emërua në 2013 nga PD-LSI. Altina Xhoxhaj, i shkarkuar gjithashtu për pasurinë, u emëruar në 2010 nga PD-LSI në Gjykatën Kushtetuese. Bashkim Dedja, i emëruar në 2010 nga PD-LSI, i shkarkuar nga Vetingu për pasurinë. Besnik Imeraj, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo të emëruar gjithashtu nga PD, dhanë dorëheqjen, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronin deri kur të zëvendësoheshin.

Ndërkaq, Ilir Meta, ka kontribuar për zvarritjen e plotësimit të kuorumit në Gjykatën Kushtetuese për të paktën një vit. Në tetor 2019, Ilir Meta dekretoi Besnik Muçin si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, pa kaluar Vetingun. Besnik Muçi ishte renditur i fundit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në një listë me tre kandidatë, depozituar në Presidencë. Çuditërisht, Presidenti Ilir Meta zgjodhi të renditurin e fundit me pikë, Besnik Muçin, i cili nuk i kishte mbyllur llogaritë me Vetingun.

Një muaj më pas, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi Besnik Muçin nga detyra. Kështu nisi nga e para procedura për plotësimin e vakancës. U deshën 13 muaj për zëvendësimin e Muçit. Komisioni i Venecias, në qershor të vitit 2020, përmes një opinioni që i kukuan palët në Tiranë, kukonte që në Gjykatën Kushtetuese të mos e emërohej asnjë anëtar pa Veting. Megjithatë, Meta kishte emëruar një tjetër kandidate pa Veting, Marsida Xhaferllari, e renditura e katërta në listën e KED, në një kohë kur ligji konsideronte të emëruar Arta Vorpsin.

Zonja Vorpsi sot nuk e ushtron detyrën e anëtares për shkak të mungesës së betimit në Presidencë. Në vend të saj, detyrën e anëtares së ushtron Xhaferllari, ish-avokate e qeverisë Berisha. Që nga vjeshta e vitit 2019, Meta nisi një luftë edhe me Ardian Dvoranin, në atë kohë kreu i KED. Në një raport të fundit të KED, thuhet se sherri i Metës me Dvoranin ka penguar KED për plotësimin e vakancave në kohë në Gjykatën Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Humbin jetën 9 QYTETARË! Ja sa INFEKTIME të reja u shënuan në 24 orët e fundit (BILANCI)
Previous article KISHIN ARDHUR NGA ANGLIA/ Raportohen rastet e para me VARIANTIN E RI të COVID-19 në Spanjë

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT