Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për protestuesin e arrestuar në protestën e opozitës, Olsi Albajramajn. Sipas Luçjano Boçit protestuesi ishte dorëzuar vetë në polici dhe nuk ishte arrestuar në flagrancë.
Për këtë vendim Boçi u shpreh se në protesta nuk ka pasur dhunë nga ana e protestuesve por vetëm përplasje.
“Protestat tona kanë qenë të normale, ka pasur shtyrje. Por policia e bën sikur ka bërë sherr, Olsi është vetëdorëzuar dhe nuk u arrestua në flagrancë. Polcia paraqet situatën si goditje ndaj saj por nuk është e vërtetë. Përplasjet në protestë kanë qenë normale”, u shpreh Boçi.


