Të urdhërohet një gazetar për të dhënë dëshmi mbi një burim nuk është e justifikuar.
Ky është rezultati kryesor në një vendim në Gjykatën Europiane për të drejtave të njeriut. Dedikuar ngjarjes që nisi në 2012 nga gazetarja norvegjeze Cecilie Langum Becker, e cila ishte e urdhëruar të jepte dëshmi për kontaktet e saj me burimin në lidhje me një artikull që flet për kompaninë Norvegjeze të naftës.
Gjykata Europiane ka thënë që mbrojtja e gazetares nuk mund të hiqet automatikisht, për shkak të sjelljes së burimit. Duke gjykuar që gazetarët kanë të drejtën të asistojnë në identifikimin e burimeve anonime, gjykata nuk është e bindur për rrethanat në çështjen prezente, apo arsyet e sjella nga autoritetet Norvegjeze që ka kërkuar me imponim dëshminë e Znj.Becker.
Gjykata Europiane ka konfirmuar që e drejta e Zonjës Becker si gazetare është të mbajë burimet e saj konfidenciale, dhe kjo e drejtë nuk mund ti hiqet. Në aktgjykimin e dhomës për çështjen , Gjykata Europiane vendosi në mënyrë unanime që ka pasur shkelje nga Norvegjia në nenin 10 në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, që është liria e të shprehurit.
Të dyja si Gjykata e Oslos si Gjykata e apelit e Borgarting detyruan gazetaren të dëshmonte. Në janar të 2012, Zonja Becker ishte urdhëruar të paguante një gjobë prej 30,000 kroner norvegjez, për shkak se refuzoi ti përgjigjej pyetjes rreth kontakteve që kishte përdorur për të arritur drejt burimit. Gjykata Europiane tha që Norvegjia duhet ti rimbursonte Zonjën Becker gjobën që ju dha pasi ajo nuk dha dëshmi mbi burimin e saj.
‘Së bashku me Federatën e Gazetarëve e tregojmë këtë vendim të qartë’’, tha sekretari i përgjithshëm I EFJ (European Federation of Journalists), Ricardo Gutierrez. ’’Ky gjykim forcon mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, e cila është dhe kushti kryesor për lirinë e mediave. Prandaj ju bëjmë thirrje shteteve të miratojnë legjislacionin me qëllim mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve për të mbrojtur burimin, duke ndjekur standartet europiane. Është në mbrojtje të interesit publik