• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjykata e dënoi me 4. 8 vite burg, indinjohet familja e vajzës së përdhunuar: Meritonte 20
Home
Breaking News

Gjykata e dënoi me 4. 8 vite burg, indinjohet familja e vajzës së përdhunuar: Meritonte 20

1 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Reagime te forta nga familja e vazjes se perdhunuar dhe qe lindi nje femije nga fqinji i saj, i cili dje u denua me 4.8 vjet burg nga gjykata e Korçës.

Familjaret e vajzës janë shprehur per “News 24” se ky vendim nuk mund te shlyejne jo vetem eprdhosjen, por edhe shkaterrimin qe i eshte bere tashme vajzes dhe jetes se saj.

“20 vite burg duhet të ishte dënuar” shprehet babai i vajzës, i cili thote se me aq denim nuk shlyeht asgje nga demi. Nderkohe qe nena ka theksuar se vendimi i gjykates i shtyn drejt vetegjyqesise.

Ligor Biba është shpallur fajtor për abuzimin seksual ndaj 15-vjeçares Xh. Biba, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar në fshatin Velçan të Pogradecit.

Gjithçka mori rrjedhë tjetër pas lindjes së foshnjës dhe daljes së rezultateve të ADN-së, të cilat vërtetuan atësinë e 55- vjeçarit. Organi i akuzës kërkoi 8 vite burg për Ligor Bibën, i akuzuar për përdhunimin e vajzës së mitur, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë atë me 7 vite burg.

Por, pasi për muaj të tërë gjatë qëndrimit në paraburgim Biba kishte mohuar autorësinë e ngjarjes, pas daljes së rezultateve të ADN-së ai pranoi fajësinë dhe për rrjedhojë përfitoi edhe uljen e dënimit në masën 1/3, çka do të thotë se 55-vjeçari do të vuajë vetëm 4 vite e 8 muaj heqje lirie. Në sallën e gjyqit, Ligor Biba ka pranuar fajësinë, por duke theksuar se akti ka qenë me konsensusin e vajzës, ndërkohë që e gjitha kjo sipas tij ka ndodhur në momentin që ka qenë nën efektin e alkoolit.

“E pranoj fajësinë. Kam qenë në kasolle ditën kur vajza më ka ardhur në mëngjes. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni. Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzënë. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qenë i dehur. I kërkoj falje familjes së vajzës dhe familjes sime”, ka deklaruar Biba para gjykatës

Ngjarja e rëndë që tronditi opinioni publik jo vetëm në Pogradec, u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur vajza 15-vjeçare u zbulua se ishte shtatzënë nga infermierja e fshatit. Pas kësaj, e shoqëruar nga prindërit denoncoi në Polici se ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i saj. Situata ishte edhe më e rëndë, pasi nxënësja e klasës së 9-të ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë. Ndërsa vetë ajo identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë Ligor Biba, por edhe familjarët e tij e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak muaj pas ardhjes në jetë të foshnjës, u kërkua kryerja e analizës së ADN-së, ndërkohë që rezultatet e kësaj të fundit vërtetuan atësinë e 55-vjeçarit e nga ana tjetër, edhe pretendimet e 15- vjeçares Xh. Biba. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin mars të vitit të kaluar në fshatin Velçan në zonën e Pogradecit, por e mitura nuk ka guxuar të denoncojë menjëherë abuzimin për shkak të opinionit në fshat, ndërkohë që zbulimi u bë në muajin e 8-të të shtatzënisë nga infermierja e fshatit.

Sipas rrëfimit të vetë vajzës, ngjarja kishte ndodhur në banesën e së miturës gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme në shtëpi, pasi prindërit kishin shkuar në një fshat tjetër për të ndjekur një ceremoni përkujtimore. Ligor Biba, mik i familjes, kishte shkuar në banesën e së miturës dhe sapo kishte hyrë, duke përfituar nga fakti se e kishte kapur në befasi, kishte abuzuar me të. Xh. Biba madje deklaroi se ai mund të kishte qenë nën efektin e pijeve alkoolike kur e kishte kryer abuzimin.

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zaev: Zgjidhja e çështjes së emrit rrit shanset për nisjen e negociatave me BE
Previous article Sot dita e fëmijëve, por Rama ka një urim për prindërit: Me besim që çdo 1 qershor do jetë... (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT