• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA E APELIT E LIROI/ Agim Kajmaku lë spitalin, do paraqitet në Prokurori 2 herë në muaj
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYKATA E APELIT E LIROI/ Agim Kajmaku lë spitalin, do paraqitet në Prokurori 2 herë në muaj

9 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë pasi Gjykata e Apelit liroi ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dhe është rikthyer në shtëpi.

Sipas vendimi Agim Kajmaku duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori. Seanca e radhës për ish-kryebashkiakun e Vorës do të zhvillohet në datën 15 korrik.

Një ditë më parë trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku ndryshuan masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”. Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kajmaku u arrestua dy ditë më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat “Continental” për shkak të diabetit. Siç Report Tv raportoi, kanë qenë mjekët ata që njoftuan policinë, se Kajmaku ndodhej i shtruar aty. Ai ishte shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohej për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË SHUMË SE 12 MILIONË RASTE ME COVID NË BOTË/ SHBA ka tejkaluar pragun e 3 milionë infeksioneve
Previous article "RINDËRTOJMË RRJETIN E PEDIATRIVE ME STANDARTE MË TË MIRA...."/ Rama poston VIDEON e rindërtimit të Pediatrisë së Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT