• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJUHË BANALE…”/ Hoxha për vetëvrasjen e 27 vjeçares: “Influencerët” në Tik Tok, kanë dalë jashtë kontrollit
Home
Aktualitet
Kronikë

“GJUHË BANALE…”/ Hoxha për vetëvrasjen e 27 vjeçares: “Influencerët” në Tik Tok, kanë dalë jashtë kontrollit

13 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një vajzë 27 vjeçare i dha fund jetës, pas shantazhit dhe bullizmit me një fotografi në Tik Tok,  nga një person i quajtur Altin Çoku.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Shqipëria ka një problem serioz me rrjetet sociale, e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe autoritetet nuk kanë mundësi parandalimi.

“Kujtohemi të flasim për këto ngjarje kur sjellin pasoja. Probleme të rënda nga Tik Tok ka çdo ditë. Është problematikë shumë e madhe. Ka çdo ditë që rrihen dhe përdorin thika të rinjtë.  Policia jonë është shumë larg, nuk ka as burimet logjistike dhe as njerëzore për t’u marrë me këtë lloj fenomeni.

Pashë komunikimin e këtij personi, Altin Çoku, në Tik Tok, ishte i tmerrshëm. Fliste me një gjuhë, nuk e di, çfarëdo të jetë viktima, është një nënë e një fëmije. Mënyra se si komunikonte në një rrjet, ku shprehej me fjalët më banale të mundshme, duket që nuk i ka lënë zgjidhje tjetër asaj vajze. Pyeta sot, që ky ka qenë influencer në Tik Tok dhe bënte komunikim edhe me një këngëtar që është shumë i njohur. Kishte influencë në rrjet.

Dikur këtë lloj niveli në Shqipëri e solli një televizion Kombëtar, në një emision, tani dalin aty në Tik Tok live. Mënyra se si fliste ky para 2-3 mijë vetëve, imagjino sa shpërndahet dhe ndikimi që ka te të tjerët. Në rastin konkret, policia e ka arrestuar personin në fjalë edhe pse ka patur problematika edhe më parë.

Viktima i është lutur ta heqë atë nga rrjeti. Është shume shqetësuese, këta njerëz hyjnë në rrjet dhe bëjnë këtë gjë. Jemi shumë larg parandalimit”. tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇOKU TENTOI TË DJEGË NJË FËMIJË"/ Vetëvrasja e 27-vjeçares, detaje të reja: I kërkoi të fshinte foton, u justifikua se…
Previous article U VETËVRA PAS FOTOS QË IU PUBLIKUA NË TIK-TOK/ Dalin mesazhet e fundit të 27-vjeçares: Janë drithëruese, u dërguan disa orë para se t’i jepte fund jetës

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT