Fill pas miratimit të vendimit për gjuhët, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka reaguar për hapin historik e ndërmarrë sot.
Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Xhaferri ka bërë me dije se ligji u miratua.
“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u votua. Ligji për gjuhët sapo kaloi. Urime!”, shkruan kryeparlamentari Xhaferi.


