• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjonaj shigjeton opozitën: Bllokuat vettingun, por askush nuk do mund t’i fshihet drejtësisë
Home
Shqipëri

Gjonaj shigjeton opozitën: Bllokuat vettingun, por askush nuk do mund t’i fshihet drejtësisë

15 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kritikoi opozitën nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar se është përpjekur të bllokojë Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vettingut në sistemin gjyqësor.

 

“Në vend që të kërkonit e propozonit zgjidhje për skemën e ndihmës ekonomike, kërkuat financime në burime të errëta dhe shumë të dyshimta për të bllokuar Vettingun, zgjedhjet dhe rrugën europiane të Shqipërisë”, tha Gjonaj, gjatë fjalës së mbajtur në debatin e zhvilluar në seancën plenare të Parlamentit.

Ministrja theksoi se synimi i opozitës nuk është mbështetja e familjeve në nevojë, por bllokimi i reformave të qeverisë. Sipas ministres Reforma në drejtësi ka nisur të japë efektet e para pozitive dhe ajo tashmë është e pandalshme.

“Në sistemin e ri të drejtësisë, askush nuk do të ketë mundësi t’i fshihet drejtësisë, duke përdorur akrobaci procedurale, siç keni bërë deri tani dhe as të përfitojë në kurriz të qytetarëve të pambrojtur dhe pa pushtet ekonomik e politik”, është shprehur Gjonaj, duke i drejtuar në këtë mënyrë një paralajmërim të drejtpërdrejtë kreut të PD.

Më tej, Gjonaj nënvizoi se ndihma ekonomike ka qenë për dy dekada dhe më shumë, një mekanizëm i padrejtë dhe i korruptuar. Sot me skemën e re, falë kësaj reforme, ndihma ekonomike shkon tek më të varfrit dhe garanton parimin e shpërndarjes së drejtë sipas nevojës.

Ministrja më tej i është referuar reformës në drejtësi, si një pjesë e rëndësishme e shtetit social, të cilën tha se po e realizohet për qytetarët, që të mos shpenzojnë më kohë në procese të blera gjyqësore, të mos zvarriten më dyerve të gjykatave dhe të rifitojnë të drejtën e tyre të nëpërkëmbur prej dekadash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Po shkëlqen me Romën, Allison pëlqehet nga Reali i Madridit
Previous article Rasëll Uestbruk, tani një legjendë në basketbollin Amerikan

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT